Familja është pika më e dobët për këdo, por në rrethana izoluese siç janë banrët e ‘’Big Brother Vip’’ malli për t’i parë, komunikuar dhe për të ndjerë dashurinë e tyre sa vjen dhe shtohet.

Për këtë kanë biseduar edhe Semi dhe Sheila, teksa kanë rrëfyer edhe detaje të shumta nga fëmijëria e tyre.

Semi pranoi se prindërit janë njerëzit që ajo do më shumë në këtë jetë. Ajo tregon se nuk do zgjidhte kurrë ndërmjet tyre por rrëfen se nga ana tjetër që e vogël është cilësuar si një vajzë babai.

‘’Babin e kam pikë të dobët, ndërsa pa mamin nuk jetoj dot. Nuk i ndaj dot’’,- tha Semi.

Të njëjtën gjë e shprehu edhe Sheila e cila gjithashtu pranoi se mamaja ka pasur më shumë rolin e kritikes në jetën e saj, ndërsa përkedheljen e ka ndjerë më shumë nga babai.

Top Channel