Rama: Kushtetuta ndryshon/ Kryeministri i hapur për dialog për tre kërkesat e opozitës

20/10/2021 15:08

Kërkesës së socialistëve për një ndryshim kushtetues, për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut, PD iu përgjigj me tre propozime. 

Demokratët kërkojnë ndryshime kushtetuese për lista të hapura me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, rikthimin e komunave përmes një reforme të re territorial dhe vetting të politikanëve.

Në 2018-tën vettingu  politikanëve kërkuar nga PD, u rrëzua nga shumica socialiste. Megjithatë tre vite më pas demokratët i rikthehen edhe njëherë kësaj kërkese, por përsëri janë në opozitë dhe nuk i kanë votat. Kryeministri Edi Rama i dërgojë një mesazh opozitës se këto propozime duhen diskutuar në një tryezë dialogu.

Socialistëve u duhen votat e opozitës për ndryshim kushtetues që mban firmën e tyre dhe për këtë cështje sic e theksoi një ditë më parë Taulant Balla,  nuk kanë ndërmend të hynë në pazare të tipit më voto këtë propozim dhe ne tju votojma tuajat.

Top Channel