Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja pozitive nga 2.140 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. Në total numri i rasteve aktive është 515.

Top Channel