U rrëzua në malin e Tragjasit në Vlorë në 1943-shin/ Rreshteri britanik Peter Twiddy varroset tek Liqeni

20/10/2021 13:01

Rreshteri britanik Peter Twiddy është varrosur sot te Liqeni, pasi u rrëzua në malin e Tragjasit në Vlorë në 20 tetorin e vitit 1943, ditën që mbushte 22 vjeç.

Ambasada britanike organizoi sot ceremoninë e varrimit të Rreshterit Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Avioni i Forcave Ajrore Mbretërore u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës antifashiste në Shqipër me furnizime, pajisje dhe municione.

Ceremonia u mbajt nga Ambasadori Britanik Alastair King-Smith, te Varrezat Përkujtimore të Parkut të Madh të Tiranës, Varrezat e Ushtarëve Anglezë.

Peter Twiddy lindi më 20 Tetor në Stockëell, Surrey, me baba Albert Twiddy and nënë Elsie Ward.

Rreshteri Twiddy e humbi jetën përgjatë përplasjes së avionit Halifax ditën e ditëlindjes së tij, kur edhe mbushte 22 vjeç.

Rreshteri do të prehet tashmë në banesën e fundit përgjatë një ceremonie e cila u zhvillua sot paradite tek Memoriali i të Rënëve pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, në të njëjtën ditë e cila përkon me 100 vjetorin e lindjes së tij.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel