Venezuela liron të burgosurit politikë, opozita bën thirrje për zgjedhje FBI organizoi një aksion kontrolli, duke hyrë në rezidencën të oligarkut rus Oleg Deripaska në Washington.
Ishte një aktivitet për zbatimin e ligjit tha një zëdhënës i FBI-së, duke mos dhënë informacione për hetime të mundshme ku mund të përfshihet Deripaska.
Milioneri që e ngriti pasurinë nëpërmjet biznesit të aluminit, është një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimit Putin dhe u përmend disa herë në raportin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Deripaska mbante lidhje edhe me Paul Manafortin, ish-drejtori i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump, i cili u shpall fajtor për tetë krime financiare në kuadrin e hetimeve të Prokurorit Mueller, raporton VOA. Por Presidenti i atëhershëm Trump vendosi ta falë, duke eshpëtuar nga dënimi.
Gjatë administratës Trump, Departamenti i Thesarit hoqi sanksionet financiare ndaj tre kompanive të lidhura me milionerin. Zyrtarët atëherë e justifikuan veprimin, duke thënë se aksionet e drejtpërdrejta dhe indirekte të Deripaskas në këto kompani ishin zvogëluar deri në pikën që ai nuk kishte më kontroll mbi to.
Top Channel