Iliri me Semin prej ditësh janë përfshirë në një debat mes tyre.

Këngëtarja në bisedë e sipër i ka adresuar Ilirit një gjest, prej së cilës ai u shpreh i ofenduar.

Semi kërkoi dhe falje për këtë ngjarje, veprim i cili nuk u pranua nga ana tjetër.

Debati mes tyre agravoi edhe gjatë spektaklit të së martës, teksa Semi u shpreh se veprimi i saj duhet të pritej me sportivitet nga Iliri pasi edhe ky i fundit i ka drejtuar shpeshherë asaj batuta seksuale.

Si pasojë e kësaj akuze, Iliri i revoltuar iu përgjigj se komentet e tij kanë ardhur si pasojë e ‘’veshjes dhe kërcimeve provokuese’’ nga këngëtarja.

Semi u përlot nga ky koment, dhe nuk nguroi ta komentonte me banorët edhe pas spektaklit.

‘’Ishte argument shumë i shëmtuar. Pra unë vishem dhe kërcej për të provokuar meshkujt e shtëpisë. Në publik unë dola si kokrra e prostitutës..’’,- tha e revoltuar Semi.

 

Top Channel