Kushi me drejtuesit e arsimit parauniversitar: Të fuqizojmë monitorimin dhe inspektimin në shkollat tona për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm

20/10/2021 13:15

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bën me dije se ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Në këtë takim, Ministrja Kushi shprehet se është vendosur theksi tek rëndësia e monitorimit dhe inspektimit në institucionet arsimore për të ndjekur nga afër zbatimin me korrektesë të programeve, kurrikulave dhe udhëzuesve në fuqi.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se:

“Do të jemi çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm, si dhe për t’iu përgjigjur në kohë reale çdo shqetësimi dhe problematike në shkollat tona”.

Top Channel