Donald Veshaj është komentuar gjatë në showbizin shqiptar edhe për romancën e tij me moderatoren Bora Zemani.

Detajet lidhur me këtë marrëdhënie Donaldi zgjodhi që t’i sqaronte teksa bisedonte me banorët e tjerë të shtëpisë.

Ai tregoi se me Borën ka bashkëjetuar prej më shumë se dy vitesh dhe se ndarja ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjta që dy të rinjtë përfaqësojnë.

‘’U bënë shumë gjëra bashkë. Kemi bashkëjetuar menjëherë sapo jemi njohur. Jemi tipa shumë të ngjashëm. Dy gjela bashkë nuk mund të rrinë në të njëjtën shtëpi’’,– tha Donaldi.

Duke njohur dy të rinjtë, ishte dhe Semi e cila ndërhyri duke shtuar: Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin.

Nga ana tjetër Donaldi shprehu se Bora është femra që ka dashur më shumë në jetë.

 

Top Channel