Pasagjerët që filmuan përdhunimin në trenin në Pensilvani përballen me akuza kriminale, thotë policia (fotot)

20/10/2021 16:54

Disa pasagjerë që jo vetëm nuk ndërhynë por dhe filmuan një përdhunim të ndodhur në një tren në Philadelphia të SHBA, do të përballen me ndjekje penale, njoftuan sot autoritetet.

Policia ka arrestuar ndërkohë një burrë të pastrehë, 35 vjeçarin Fishton Ngoy, pasi një grua në tren filimisht u përndoq prej tij dhe më pas u sulmua seksualisht  për rreth 30 minutash në trenin e linjave Septa më 13 tetor.

Autoritetet thanë se pasagjerët që nuk ndërhynë në ndalimin e një krimi të dukshëm dhe ata që zbulohet se e kanë regjistruar ngjarjen, do të përballen me akuza.

“Jam i neveritur që asgjë nuk ishte bërë për të ndihmuar këtë grua”, tha  për New York Times Timothy Bernhardt, i policisë së Upper Darby.

Bernhardt tha se pas hetimeve të kontesë së Delaware do të vendoset nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.

“Ajo që gruaja pësoi në duart e këtij personi, dhe informacione që na janë dhënë, është e pabesueshme”, tha oficeri.

“Mund t’ju them se kishte njerëz që kishin ngritur celularët në drejtim të gruas që po sulmohej. Ne dëshirojmë që të gjithë të jenë të nevrikosur dhe të neveritur nga zhvillimi, si dhe të vendosur që sistemi ynë i jetesës të bëhet më i sigurtë”.

I akuzuari për sulmin mbetet në paraburgim për sulm fizik dhe përdhunim.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/10/18/shba-policia-gruaja-u-perdhunua-ne-trenin-me-pasagjere-asnje-nuk-beri-gje-per-ta-ndihmuar-fotot/

FOTO GALERI
1/5
Disa pasagjerë që jo vetëm nuk ndërhynë por dhe filmuan një përdhunim të ndodhur në një tren në Philadelphia të SHBA, do të përballen me ndjekje penale

Top Channel