SHBA, policia: Gruaja u përdhunua në trenin me pasagjerë, asnjë nuk bëri gjë për ta ndihmuar (fotot)

18/10/2021 16:34

Policia në Pennsylvania, SHBA ka thanë dje se një grua është përdhunuar në një tren pasagjerësh në lëvizje, por megjithë njerëzit që dëshmuan skenat, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Në një ngajrje të rëndë nga SHBA, disa njerëz raportohet se kishin qëndruar indiferentë teksa një burrë përdhunonte një grua te panjohur në një tren në lëvizje.

Sulmi ka ndodhur vonë më 13 tetor, kur gruaja po udhëtonte me tren drejt Market Frankford në juglindje të Pennsylvaniasë.

Ndërsa sulmuesi i identifikuar tashmë si Fiston Ngoy, ishte ulur pranë viktimës dhe nisi të bëhej agresiv kur ajo refuzoi avancimet e tij.

Më pas 35-vjecari kishte grisur rrobat e saj dhe e kishte përdhunaur për rreth dhjetë mintua, në sulmin e regjistruar në kamerat e sigurisë së trenit, raporton rrjeti Fox News.

Megjithse disa pasagjerë ishin prezentë në sulm, asnjë nuk ksite telefonaur shërbimet e emergjencës 911.

Kreu i policisë vendase Timothy Bernhardt tha: “Jam i shokuar, nuk kam fjalë ta përshkruar”.

“Nuk mund të imagjoj të shikosh apo të dëgjosh atë që kjo grua po kalonte në duart e sulmuesit,  dhe faktin se askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar.”

Ai shtoi se megjithse nuk kishte shumë njerëz ne vagon, së bashku ata mund të duhet të kishin bërë diçka për të ndihmuar viktimën.

Sipas rrjetit Independent, një punonjës i linjave hekurudhore Septa ishte dëshmitari i parë i sulmit që e raportoi në 911.

Pamjet e kamerave të sigurisë janë të mjaftueshme si prova për të ngritur akuzat e sulmit fizik dhe përdhunimit ndaj  Ngoy.

Zëdhënsi i kompanisë Septa, Andrew Busch tha: “Sulmi u pikas nga një punonëjs i cili thirri në numrin e emergjencës duke dhënë alarmin për oficerët e policisë. Kompania jonë nxit këdo që dëshmon një krim që kryhet në ambjentet tona të raportojë te autoritetet”.

Autoritetet thanë se janë duke tentuar të identifikojnë personat prezentë në vagonin e trenit për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

Viktima e sulmit u dërgua në spital dhe u trajtuar për plagët e marra.

FOTO GALERI
1/3
Një grua është përdhunuar në një tren pasagjerësh në lëvizje ne SHBA, njerëzit që dëshmuan skenat, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Top Channel