Zef Mazi, Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian është shprehur shpresëplotë se do të ketë lajme të mira në fund të këtij viti, gjatë fjalës së tij në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin, në BE.

“Kam pasur takime me të gjithë ambasadorët e BE-së. Pala jonë do të hyjë me një përvojë më të madhe. Nënvizoj se aktorët e tretë siç është shoqëria civile, shoqata e biznesit, bashkëpunojnë më gjerë sa i përket platformës. Nëse do të ketë progres do të thotë regres. Negociatat mund të kthehen nga e para, që do të thotë se eliminohet. Shpresoj të jap lame të mira shpejt. Shpresoj që fundi i këtij viti të na gjejë jo duarbosh. Shqipëria dhe shqiptarët të shkojnë aty ku e kanë përkatësinë në BE”, tha Mazi.

Top Channel