Dy satelitët Shqipëria do i hedhë në bashkëpunim me Space X. Kryeministri Rama publikoi bisedën e tij me një inxhinier të kompanisë Space X të miliarderit Elon Musk ku tregon se kur do dalin në orbitë satelitët Shqipëria 1 dhe 2.

Rama: Pra jemi këtu.

Eksperti amerikan: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

Inxhinieri Space X: Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në qershor…

Inxhinieri Space X: Saktë…

Rama: Super.

Inxhinieri Space X: Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

Inxhinieri Space X: Po, zotëri.

Rama: Ende nuk ka një kosto të lëshimit të sateliteve por kompania e miliarderit Elon Musk ka ulur ndjeshëm kostot nga ripërdorimi I anijeve kozmike. Në bisedën me inxhinierin e Space x është përmendur raketa Falcon 9 e cila është projektuar nga Space X dhe është e aftë të bëjë disa udhëtime. Më I fundit është bërë në qershor dhe janë lëshuar katër satelitë në hapësirë.  SpaceX planifikon të zëvendësojë përfundimisht Falcon 9 dhe Falcon Heavy me sistemin e lëshimit Starship. Spaxe X është zhvilluese e programit të 10 mijë satelitëve dhe të trenit kozmik që u shfaq në hapësirë dy dite më parë. Shqipëria këto satelitë do ti përdorë për monitorimin e territorit.

Top Channel