Mes Palomës dhe Arditit prej ditësh ka një krisje të raportit të tyre.

Në spektalin e së premtes, Arditit ju drejtua nga publiku pyetja lidhur ne seksualitetin e tij.

Këtë detaj Paloma u përpoq ta sillte dhe risillte shpesh herë në vëmendje duke shkaktuar kështu disa debate.

Situatat e krijuara u ridiskutuan edhe gjatë spektaklit të së martës gjatë së cilës pjesa në e madhe e banorëve u shprehën kundër Palomës duke prentenduar se ndërhyri në çështje shumë private.

Nga ana tjetër Paloma insistoi se asgjë nuk e kishte atë qëllim dhe se ishte keqkuptuar.

Pasi të dy janë të nominuarit e kësaj jave, Paloma zgjodhi të shkonte të sqarohej me Arditin, por ky i fundit e refuzon këtë përballje.

“Nuk kam nerva sot, nesër të shohim por sot jo“,- tha Arditi.

Top Channel