Shqipëria pritet të lëshojë në muajin mars satelitin “Albania 1”, duke u radhitur krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili postoi një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SPACE X, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

Rama pak ditë më parë deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë. Ambicien për të patur dy satelitë në orbitë ‘Albania1’ dhe ‘Albania2’, Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës. Basha reagoi me ironi duke thënë se kjo është taktikë për të ruajtur statuskuonë.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës.

Top Channel