Lufta në Siri/ Dy bomba të telekomanduara hedhin në erë autobusin ushtarak në Damask

20/10/2021 11:53

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën pas një sulmi me bombë që shpërtheu një autobus ushtarak në Damask.

Mediat shtetërore siriane thanë se dy bomba të telekomanduara, të cilat ishin vendosur në pjesën e poshtme të autobusit, shpërthyen sapo mjeti kaloi nën urën Jisr al-Rais.

Pavarësisht nga fakti se Siria është përfshirë nga lufta civile për vite me radhë, sulme të tilla në kryeqytetin e vendit, kanë qenë gjithnjë e më të rralla.

Menjëherë pas shpërthimit të bombave, raportohet se sulmet ushtarake vranë të paktën 10 persona në veriperëndim të vendit, një territor i kontrolluar nga opozita.

Ky rajon është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur për vite më radhë të përmbysin presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011.

Një luftë e tillë shënon të paktën 350 mijë viktima, detyroi gjysmën e popullsisë të braktisnin shtëpitë e tyre, duke përfshirë edhe 6 milionë refugjatë jashtë vendit.

Top Channel