Nëna e nëntë fëmijëve dënohet me vdekje për zotërim drogash në Malajzi (fotot)

20/10/2021 15:21

Incidenti ka ndezur një debat të ashpër për të drejtat e grave dhe dënimin kapital në vend.

Një grua 55-vjecare është dënuar me vdekje në Maljazi pasi u kap në zotërim të një sasie metamfetamine.

Hairun Jalmani, nënë e pamartuar e nëntë fëmijëve, ka marrë dënimin ekstrem nga gjykatësi Alwi Abdul Wahab më 15 tetor në Sabah, Malajzi. Ajo ishte kapur me 113.9g metamfetaminë në janar 2018.

Disa pamje të rënda të gruas të publikuara në mediat vendase e tregonin punonjësen e dyqanit të peshkut të qante në mënyrë të pakontrolluar kur iu dha dënimi. Ngjarja ka ndezur një debat të ashpër për të drejtat e grave dhe dënimin kapital në vend.

Në videon 45-sekonda shihet Jalmani e prangosur që shoqërohet jashtë sallës së gjykatës. Ajo lutet për ndihmë teksa qan në mënyrë të pakontrolluar.

Sipas ligjit në Malajzi, ata që gjenden në zotërim të të paktën 50 gramë metamfetaminë marrin dënim të detyrueshëm me vdekje. Vendi është mes një numri shtetesh të tjera si Kina, Irani, Arabia Saudite, Vietnami e Singapori që imponojnë dënim me vdekje për krime të lidhura me drogat.

Sipas grupit monitorues Amnesty International , deri në shkurt 2019, rreth 1,280 njerëz janë dënuar me vdekje në Malajzi. Prej tyre 568 persona, ose rreth 44 përqind janë me shtetësi të huaj. “73 përqind e të dënuarve për droga kanë marë dënim kapital, ndërsa në rastin e grave, kjo ka ndodhur për 95 përqind prej tyre”, thuhej në raportin e grupit.

“Disa minoritete etnike janë shumë më të pranishme në dënimet me vdekje, ndërsa informacionet e dhëna tregojnë se të dënuarit me vdekje janë njerëz më të varfër apo me prejardhje më të paavantazhuar social-ekonomike”.

“Rasti i Jalmani është shembulli sesi Maljazia dënon më të varfrit dhe veçanërisht gratë”, shruante Amnesty International Malaysia, duke shtuar se “gratë që kanë pësuar dhunë, abuzime e shfrytëzim nuk kanë shans që këto faktorë të merren në konsideratë në dhënien e dënimit.

FOTO GALERI
1/4
Një grua 55-vjecare është dënuar me vdekje në Maljazi pasi u kap në zotërim të një sasie metamfetamine.

Top Channel