Vetëm bukë e vaj për fëmijët! Familja e varfër në çadër kërkon sobë për t’u ngrohur në dimër

20/10/2021 12:36

Në dhjetor në vitit të shkuar Top Channel tregoi historinë e familjes Koroni, e cila prej dy vitesh jeton në çadër.

Pas kësaj kronike të shumtë ishin qytetarët që dërguan ushqime në çadër, nga ana tjetër një shoqatë u afrua duke i premtuar që do t’i ndryshonte jetën kësaj familje në nevojë duke i blerë një sipërfaqe toke, me qëllimin për të ndërtuar një shtëpi. Pas shumë vizitash përfaqësuesit e shoqatës u zhdukën së bashku me premtimet e tyre boshe.

Këtu kanë ardhur shumë njerëz dhe shoqata. Shoqata në fillim më premtoi se do më blinte tokën e shtëpisë, e gjeta tokën erdhën përsëri dhe më pas u zhdukën. Nuk ka ma hapin telefonin më mashtruan. Unë jam i mbytur në halle, s’kam asgjë të gjithë jemi të sëmurë përse na mashtrojnë. Unë nuk po ia dal dot”, thotë kryefamiljari Hekuran Koroni.

Rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, ka bërë me përkrahjen sociale kjo familje të ushqehet vetëm me bukë dhe vaj.
Përkrahja sociale është 56 mijë lekë unë marr një them mielli 25 kilogram që dikur kushton 22 mijë Lekë, ndërsa tani ka shkuar 30 mijë Lekë. Blej dhe 5 litra vaj, vaj i lulediellit më parë kushton 170 Lekë tani 230 Lekë. Marr dy pako makarona, një kafe dhe një sheqer. Ne bukën e hamë vetëm me vaj”, rrëfen Valentina Koroni.

Një vit më parë Valentina kërkonte një shtëpi, ndërsa këtë vit ajo thotë se ka një tjetër kërkesë urgjente. Tre fëmijët janë sëmurë pasi ata nuk kanë mese të ngrohen.

Kam nevojë për një sobë druri që të pjek bukën dhe të ngrohen fëmijët se po më sëmurën. Dimri është shumë i keq në çadër“, thotë Koroni.

Top Channel