Rruga e vështirë për në shkollë/ Shkodër, fëmijët  udhëtojnë çdo ditë 1 orë e gjysmë më këmbë

20/10/2021 15:46

Për 20 nxënësit e shkollës 9 vjeçare të fshatit Domen, mësimi përfundoi dhe tani për shkak të terrenit të vështirë malor, duhet të nisen në këmbë për në shtëpi.

Asra në klasën e 6-të dhe Asrin në të katërtën janë motër e vëlla dhe shtëpia e tyre ndodhet 1 orë e gjysmë larg.

Kjo është sakrifica që bëjnë çdo ditë fëmijët e kësaj shkollë vetëm për tu arsimuar.

Për Top Channel nga fshati Domen në Shkodër, Klodian Zhivani.

Top Channel