Progres Raporti i KE-së me rezerva për lirinë  e medias/ Soreca: Atmosfera e sulmeve verbale dhe fushata e baltosjes nuk duhet të vijojë!

20/10/2021 10:08

Progres Raporti i KE-së nuk thotë fjalë të mira, kur trajtohet tema e lirisë së media në vendin tonë.

Atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Po kështu edhe tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid 19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime”, theksohet në raport.

Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se “kjo atmosferë e sulmeve verbale dhe fushata e baltosjes nuk duhet të vijojë!”

“Duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të lirisë së medies. Vetërregullimi i medias ‘online’ duhet të sigurohet. Qeveria duhet të angazhohet për të garantuar ndryshime të mundshme në këtë aspekt. Medias duhet t’i jepet akses në mbledhjet dhe veprimtaritë e qeverisë dhe një mënyrë të tillë që të bëjë punën e saj“.

Për paketën ligjore anti-shpifje të qeverisë Rama raporti thekson që “parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të miratohet në konsultim me organizatat e medias”.

Top Channel