Ministrja Krifca vizitë në ISUV: Siguria ushqimore, fokusi dhe baza mbi të cilën do të vazhdojmë punën

21/10/2021 17:17

Siguria ushqimore është fokusi shtylla kryesore mbi bazën e së cilës mbështetet puna në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë një vizite në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministrja Frida Krifca bëri me dije se akreditimi tashmë me 96 teste për kryerjen e analizave që nga bimët e deri te ato me orgjinë shtazore, janë një element më shumë garancie për sigurinë ushqimore në vend.

Krifca shtoi se këto analiza që më parë kryheshin jashtë vendit kërkonin më shumë kohë dhe kostot, ndërsa tanimë përpos eliminimit të këtyre shpenzimeve me akreditimin bëhet e mundur reagimi më i shpejt dhe më fleksiblë ndaj rezultateve.

Pëllumb Aleksi, përgjegjës i Departamentit të Cilësisë tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë

Top Channel