Lojtari “001” në Squid Game rrëfen si i ndryshoi jeta pas suksesit të serialit: Ndihem sikur po fluturoj

21/10/2021 16:45

Askush nuk e priste suksesin e serisë koreane të Netflix, Squid Game, madje as protagonistët e tij. Një nga personazhet e serialit, 77-vjeçari Yeong-soo pranon se pas pjesëmarrjes në Squid Game, jeta e tij ndryshoi plotësisht.

Aktori, i cili mbante numrin “001” në lojë dha një intervistë për “Soompi” duke thënë: “Ndihem sikur po fluturoj. Shumë herë mendoj se duhet të qetësohem pak për të mbajtur veten me këmbë në tokë.”

Seriali i solli oferta për bashkëpunime të tjera dhe i shtoi numrin e fansave.

“Shumë njerëz më kontaktojnë personalisht, sepse nuk kam një menaxher si të tjerët dhe çdo ditë më kërkojnë të flas në telefon ose me video. Sigurisht që është pak e vështirë për mua, janë kaq shumë dhe mezi i dëgjoj thirrjet. Vajza ime po më ndihmon me këtë,” tha ai.

Aktori tregon se në fillim po i pëlqente fama, por më vonë e kuptoi se ishte tepër e vështirë. “Gjërat kanë ndryshuar. Edhe nëse shkoj për kafe diku ose për të ngrënë diçka, duhet të jem i kujdesshëm se si dukem dhe çfarë them”, tha Jeong-soo.

Së fundi, ai shpjegoi se ky sukses erdhi për të në një moshë shumë të vjetër, kështu që ai nuk ka pritshmëri dhe thjesht shijon këtë moment.

“Kur je më i ri, shkon në mal, sheh një lule dhe nëse të pëlqen do ta këpusësh. Por me kalimin e viteve, ju e kuptoni se gjëja e duhur për të bërë është ta lini atë atje dhe ta shihni përsëri kur të rritet. E njëjta gjë vlen edhe për jetën. Ju duhet t’i lini gjërat të rrjedhin vetë”, tha Jeong-soo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel