PD nuk vë kushte për dialogun/ Kreu i grupit parlamentar të PD: Presim kuvendin për tre nismat tona

21/10/2021 15:12

Në pritje të dialogut  politik për ndryshimin e Kushtetues  Partia Demokratike nuk vendos kushte për kundërshtarin socialist. Megjithëse kryetari  i  grupit demokrat Alfred Rushaj konfirmon se  zgjatja e afateve të organeve të vettingut nuk është në prioritetet e Partisë Demokratike.

Alfred Rushaj: Axhenda jonë është e pavarur nga ajo e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e parë, siç e kërkon Rregullorja, do të thirret nga Kryetarja e Kuvendit dhe aty do të ulen anëtarët e Komisionit të Ligjeve të PD- së dhe PS-së, anëtarët e Këshillit të Legjislacionit të PD-së dhe ata të partisë tjetër dhe do të bëhet diskutimi përpara kamerave, që të gjithë shqiptarët të shohin kush janë argumentat tona dhe të palës tjetër.

Paralelisht me hetimin e të rezultatit të  25 Prillit demokratët pritet te ulen  me ata të cilet  i akuzojnë si autorë të masakër zgjedhore  për të ndryshuar kodin elektoral.

Alfred Rushaj: Nuk ka asnjë konfuzion, përkundrazi, gjetjet do të dalin nga ky Komision Hetimor do të duhet të reflektojë tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor që do të duhet të bëjnë palët. Që të ndryshosh Kodin Zgjedhor duhen aq vota, që të ndryshohet Kushtetuta duhen aq vota.

Besimi i  fortë që demokratët i japin SPAK për të vetuar politikanët ka ngjallur pikëpyetje mbi sinqeritetin e partisë Demokratike.

Alfred Rushaj: Ne padyshim që kemi rezerva me punën e SPAK-ut dhe nuk është që është kemi lëvizur nga ai qëndrim. Ne po investojmë tek kjo gjë, për dy arsye. Së pari, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk kemi asnjë merak pavarësisht se kush e bën vetingun e politikanëve. Së dyti, duke qenë një proces publik dhe jo pas dyerve të mbyllura, prokurorët e SPAK-ut që do të merren me këtë punë, do të duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike. Standardi, do të jetë standard publik.

Kryetari i grupit demokrat konfirmon se nuk ka pasur asnjë kontakt nga mazhoranca  kontakt  për ndryshimet kushtetuese  të Partisë Demokratike.

Top Channel