Do vaksinohen edhe adoleshentët/ Manastirliu: Nesër vendoset doza e tretë e vaksinës për mbi 60 vjeç

21/10/2021 15:15

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi sot se të premten do merret vendimi për të realizuar vaksinimin edhe të adoleshentëve nga 16 vjeç e sipër.

Ministrja tregoi se është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç por vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.

Ministrja foli sot edhe për rastet kur refuzohen vaksinat.

Në shumë vende të botës ka nisur të bëhet doza e tretë e vaksinës buster e cila zgjat kohën e imunitetit ndaj virusit covid dhe varianteve të reja.

Top Channel