IKMT shemb pikën e karburantit pa leje në aksin Fier-Lushnje, edhe 3.8 milionë lekë gjobë për subjektin (VIDEO)

21/10/2021 16:12

IKMT ka shembur sot një pikë karburanti të ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje.

Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një proces të vazhdueshëm për kontroll të plotë të territorit. Në funksion të kësaj së fundit, pritet që Shqipëria të blejë edhe dronë super-inteligjentë.

Top Channel