Një  denoncim i pazakontë i mbërritur në zyrat e  Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve mund të vendosë  në rrezik mandatin e deputes së Partisë Demokratike Elda Hoti.

Një qytetar nga Kurbini  vendos në dijeni KQZ për të shkuarën e erret të babit të  ligjvënëses së Kuvendit duke kërkuar ndëshkimin e saj me përjashtim nga Parlamenti.

Llesh Nikolli: Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar. Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Krahas Komisionerit  Celibashi,  shkresa ka mbërritur edhe ne zyrën e kryetare s së Kuvendit, kreut të SPAK  dhe ambasadores Amerikane dhe atij të Bashkimit Europian.  Elda Hoti u etiketua si tradhtare pasi braktisi LSI-në  ne 2019,  për të hyrë në parlament si pjesë e opozitës së re. Ajo u rikthye sërish në Parlament aktual si deputete e Partisë Demorkatike pasi deputeti Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati.

Top Channel