Aksident në aksin Shijak-Durrës/ Autobusi përplas 47-vjeçarin që po lëvizte me bicikletë

21/10/2021 14:36

Një 47-vjeçar që po lëvizte me biçikletë është aksidentuar nga autobusi në aksin rrugor Shijak-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05.

47-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.10.2021, rreth orës 14:05, në aksin rrugor Shijak-Durrës, autobusi me drejtues shtetasin Sh. Sh., 63 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. M., 47 vjeç që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel