Projekti ambicioz i klubit brazilian Flamengo, të fitojë Championsin në Europë!

21/10/2021 15:47

Klubi brazilian, Flamengo, është shumë pranë blerjes së skuadrës së divizionit të parë portugez, Tondela, për një shifër afër 50 milionë euro. Skuadra e njohur me qendër në Rio, e cila dëshiron të dominojë Amerikën e Jugut, është në fazë të avancuar sa u përket bisedimeve dhe shpreson ta mbyllë marrëveshjen para fundit të vitit.

Konfirmimi vjen nga Rodrigo Tostes, zyrtar i lartë i klubit bardhezi. Në një prononcim për Globoesporte, ai thekson: “Ky është vetëm hapi i parë. Investitorët e mundshëm janë në bisedime. Ne duam të kemi një klub në Gjermani, Spanjë, Francë, Kinë, Shtetet e Bashkuara, Afrikë … Nuk është projekt i një klubi të vetëm. Ne synojmë të arrijmë në Europa League në tre-katër vjet dhe në Champions brenda tetë vitesh.”

Tostes shpjegoi gjithashtu objektivat dhe fazat e projektit në klubin e provincës Beira:

“Na duhen tre vjet për projektin, për ta sjellë klubin në krye të ligës. Pastaj do të mendojmë për fazën e dytë.”

Edhe pse gjërat do të ndryshojnë në klubin e Tolendos, pasi ata duan të “hyjnë me markën Flamengo” për të fituar “46 milionë tifozë” që ka klubi brazilian, pronarët brazilianë duan të “respektojnë traditën” e Tondelës në mënyrë që të mos humbasin “1 milion ose gjysmë milioni ndjekës” që ata kanë.

Top Channel