Për banorët që janë prindër e gjithë eksperienca brenda “Big Brother Vip” bëhet edhe më e vështirë.

Ata shpeshherë diskutojnë me njëri-tjerin si një mënyrë për të përballuar mallin që kanë për fëmijët e tyre.
E pyetur nga Kledi, Arjola tregoi se fëmijët e saj kanë aktruar në një film, madje shumë vite përpara sesa vetë ajo të ushtronte rregullisht profesionin e saj.
Arjola tregoi se veçanërisht njëra prej vajzave të saj është tepër e talentuar në këtë aspekt.
“Kanë aktruar vite përpara se të bëja unë filmin tim të parë. Njëra prej vajzave ka shumë talent, ndërsa djali është i orientuar drejt futbollit. Vajza më thotë shpeshherë që e ka marrë malli të aktrojë sërish”,- tha Arjola.
Arjola tregoi se gjithminë dëshiron që fëmijët e saj të jenë pjesë aktive e angazhimeve të saj profesionale.
“I marr gjithmonë me vete, që pse jo ta kuptojnë se si funksionon dhe të qartësohen nëse duan të jenë pjesë e kësaj bote apo jo”, – shtoi Arjola.

Top Channel