E martë, 27 Prill 2021
18:26
“Fitorja ime e parë me mungesën e nënës”/ Edi Rama falenderon Linda Ramën, Gregun dhe Rean: Zaho nuk erdhi! Është i mërzitur…

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer falënderimet për nënën e tij të ndjerë, Anetën, gruan e tij Linda Ramën dhe për fëmijët e tyre.

18:20
Socialistët festë në shesh/ Rama: Shqipëria votoi dhe fitoi! Jam krenar për shqiptarët që me urtësi kaluan një provë të madhe

Partia Socialiste dhe mbështetësit e kësaj partie janë mbledhur në shesh për të festuar fitoren.

18:10
Kosova regjistron tetë viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të martën në Kosovë tetë viktima me koronavirus.

18:09
Ndërhyrjet estetike/ Vdes gruaja nga Kalifornia, dy të tjera në spital pas sesionit me kirurgun meksikan (fotot)

Një nënë nga Kalifornia ka vdekur ndërsa dy gra të tjera janë sëmurur rëndë pasi kryen ndërhyrje plastike nga i njëjti kirurg, në të njëjtën ditë në Meksikë.

17:52
Veprime dhe objekte në sinkron/ Imazhe magjepsëse nga Azia

Ka shumë bukuri në këtë botë, që të gjithë mund t’i shohim. Por ndonjëherë, sytë e një fotografi të talentuar mund të na tregojnë kënde të reja interesante të mrekullive të botës.

17:50
Veliaj: Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 11, edhe pse bastioni i djathtë i dhanë besimin PS

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS në Tiranë, ka falënderuar të gjithë zgjedhësit e PS, njësi e cila në 30 vitet e fundit sipas Veliajt ka qenë e djathtë, por në vite kanë kuptuar që përtej partive është Shqipëria!

17:41
Çfarë ndodh nëse ndonjë subjekt politik tërheq numëruesit? Përgjigjet Celibashi: Askush nuk mund ta cenoj procesin!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka theksuar se asnjë subjekt politik nuk mund të cenojë procesin e numërimit të fletëve të votimit.

17:33
Veliaj flet nga njësia 14: Qershia mbi tortë është Astiri që ka votuar 60% për PS

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e PS në njësinë 14 në Tiranë duke thënë se është qershia mbi tortë fakti që 60% e banorëve të Astirit kanë votuar për socialistët.

17:32
Doktorët në Indi sulmohen nga të afërmit e pacientëve pas ‘kolapsit’ të sistemit shëndetsor nga pandemia (fotot)

Pamje nga India tregonin sot doktorë në spitalet e vendit që sulmoheshin nga të afërm të pacientëve dhe viktimave te Covid-19, prej pasojave të valës së dytë të pandemisë.

17:17
Kryeministri maqedonas Zaev i uron fitoren Ramës në gjuhën shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij, Edi Ramën, pasi deri më tani rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prilli.

17:14
Alarmohet garda në sheshin “Skënderbej”, ngrihet droni një orë para fjalës së Ramës

Garda është alarmuar në sheshin “Skënderbej” pasi është ngritur një dron.

17:10
Vijon procesi i numërimit të votave për kandidatë në KZAZ e Mirditës

Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet zgjedhore ka vijuar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në KZAZ Mirditë.

17:05
Urimi i parë nga Kosova, kreu i PDK-së: Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë!

Enver Hoxhaj, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

17:01
Hetimi i SPAK për korrupsioni në zgjedhje/ Yuri Kim mbështet Prokurorinë e Posaçme: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me ndjekjen penale të veprave që lidhen me krimet zgjedhore.

16:55
Veliaj shpall fitoren nga njësia nr. 7: Fitore e thellë, Reforma në Drejtësi do të vazhdojë!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në njësinë nr. 7 në Tiranë.

16:51
Pamjet/ Flakë dhe tym i zi nga dritarja, apartamenti në Korçë përfshihet nga zjarri

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët.

16:41
Pas 3 orësh, vijnë përfaqësuesit e LSI-së, rinis numërimi në Patos

Procesi i numërimit të votave për kandidatët ishte bllokuar në Patos, pasi numëruesit e PD-së dhe LSI-së, nuk erdhën në qendrën e numërimit.

16:34
Tërhiqen komisionerët demokrat në Librazhd, ndërpritet procesi i numërimit të votave për kandidatët

Prej disa orësh Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në Librazhd, duke u bërë kështu pengesë në numërimin e votave të kandidatëve.

16:30
PS merr edhe zonën e Astirit, socialistët numërojnë me brohoritje fletët e fundit

Partia Socialiste ka marrë fitoren në zonën e Astirit në Tiranë.

16:26
Celibashi thirrje të gjitha KZAZ-ve: Numërimi për kandidatët të nisë nesër në orën 09:00, aty ku ka filluar procesi…

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vjen më një udhëzim për të gjithë KZAZ-të në të cilat ka përfunduar numërimi i votave për subjekteve zgjedhore.

16:03
Balla rikthehet në punë/ Inspekton shtrimin e rrugës së re në Polis: Do ta shndërrojë zonën në një atraksion agro-turistik

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla i rikthehet punës pasi arriti të siguronte një rezultat të mirë për PS-në në qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

15:56
Paqartësi në plotësimin e procesverbalit, ndalon numërimi i kandidatëve në Sarandë

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Sarandë është pezulluar, pasi komisionerët hasën probleme me procesverbalet.

15:43
74 mandate! Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Salvini urojnë Ramën

Ndërsa zyrtarisht kreu i KQZ bëri me dije se PS ka siguruar 74 mandate, vijnë edhe urimet nga ndërkombëtarët për kryeministrin Edi Rama.

15:35
Berisha, Meta, LSI/ Veliaj: Disa karriera kanë marrë fund me votën e 25 prillit! Luli ka hapësirë të veçantë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë komenton projeksionet për LSI deri në këto momente, kur ka mbetur pa përfunduar numërimi vetëm në Tiranë dhe Durrës.

15:34
Përfaqësuesit e PS dhe PD nuk vijnë, bllokohet numërimi në Patos

Procesi i numërimit të kandidatëve në Patos është ndërprerë, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk janë paraqitur në KZAZ.

15:34
Korrupsioni në zgjedhje/ “Kush ka të dhëna t’i sjellë”. SPAK: Janë në hetim 33 procedime penale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

15:25
“Dështuam”/ Fatbardh Kadilli i PD: Basha të dorëhiqet menjëherë! Shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

15:20
Fillon numërimi për votat e kandidatëve/ Në Konispol Anila Denaj lë pas Edi Ramën. Ja kandidati i PD që merr më shumë vota në Korçë

Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

15:14
Partia Socialiste drejt mandatit të tretë/ Erjon Veliaj: Meta nuk e mbajti fjalën! E hëna kaloi, duhet të jepte dorëheqjen

Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj thotë se presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen, “ashtu si tha”.

15:03
Numërimi deri tani! Celibashi: Votuan më shumë se 1.5 milionë shqiptarë. PS ka 74 mandate

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha të dhënat më të fundit të zgjedhjeve.

14:39
Rama ka paralajmëruar dalje publike në orën 18:00/ Sheshi “Skënderbej” vishet kuqezi

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar të gjithë qytetarët sot të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 në atë që quajti “ përqafimi i fitores”

14:27
Pret pemën dhe dëmton rrjetin elektrik/ Ndërpritet energjia në ZAZ-në 29 në Tiranë

Zaz numër 29 në Tiranë pati një ndërprerje të energjisë elektrike, pasi një banor dëmtoi rrjetin e tensionit në zonë.

14:26
Shpëtim Idrizi duke hyrë në selinë e PD-së: Zgjedhjet s’kanë mbaruar akoma!

Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cilli ka hyrë në këto zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike, ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë mbaruar akoma.

14:15
Puthje pasionante në mes të shkretëtirës, Kourtney Kardashian poza të nxehta me partnerin e ri

Kourtney Kardashian ka bërë tashmë publike marrëdhënien e saj me Travis Barker dhe kohët e fundit nuk mungojnë postimet në rrjetet sociale.

14:05
Meta thyen heshtjen: Procesi të mbyllet qetësisht! Të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja!

Presidenti Meta në një deklaratë të fundit nga zyra e tij bëri thirrje që “ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit”.

13:58
Fidel Ylli ia dedikon fitoren historike në Vorë Erion Veliajt: Ishte një shtysë e madhe mbështetja juaj

Deputeti Fidel Ylli ia ka dedikuar fitoren historike në Vorë, udhëheqësit politik të qarkut Erion Veliajt. Në konferencën nga selia e PS, Fidel Ylli nënvizoi mbështetjen e Veliajt në këtë fushatë ku pas 20 vitesh PS del forcë e parë në Vorë.

13:55
Fatos Hoxha fajëson Bashën: Majkëll Xhordan nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ia ka faturuar humbjen Lulzim Bashës dhe këshilltarëve të tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha thekson se në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.

13:51
Balluku për Top Channel: Është ditë feste, kemi punuar shumë!

Ministrja Belinda Balluku tha për Top Channel se është e kënaqur me rezultatin e arritur deri më tani.

13:48
Sherr për pronën/ Godasin me sende të forta atë e bir, arrestohen dy vëllezërit në Librazhd

Dy vëllezër nga fshati Hotolisht, në Librazhd janë arrestuar pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy shtetas, për shkaqe pronësie.

13:45
Iu bashkua PS para zgjedhjeve/ Lefter Koka: LSI, parti që lindi për inat të dikujt! Nuk ka themelues

Kandidati i PS, i renditur i shtati në listën e PS në qarkun e Durrësit, Lefter Koka në një prononcim për ‘Top Channel’ tha se PS ka lindur për inat të dikujt dhe po zhduket për inat të dikujt.

13:14
Vijon numërimi në Njësinë 9, por ka pak mundësi që të përfundojë sot

Procesi i numërimit po vazhdon normalisht në Njësinë 9 në kryeqytet.

13:10
Kandidatja e PS-së në Shkodër, Bilali për Top Channel: E kënaqur me rezultatin

Kandidatja e PS-së për qarkun e Shkodrës, Edona Bilali tha për gazetarin e Top Channel, Klodian Zhivani se është rezultat i kënaqshëm për PS-në.

13:08
Foto-lajm/ PD ka vetëm 59 mandate deri më tani! Gazment Bardhi mbërrin në PD

Gazment Bardhi është parë të mbërrijë pak më parë në PD.

13:02
Manja për Top Channel nga Njësia nr.11: Bashkëpunim perfekt mes komisionerëve, situatë e qetë

Kandidati i PS-së në Tiranë, Ulsi Manja nga njësia nr.11 tha për gazetarin e Top Channel, Andi Bora se është një garë e ngushtë mes PD dhe PS ndërsa pritet që të dalë rezultati.

12:46
Veliaj në njësinë 3: Në finale na bashkon Tirana, na bashkon Shqipëria

Nga njësia 3 , ku shpalli një tjetër fitore, Erion Veliaj tha se “na kanë dhen një mandat që do i shërbejmë jo ti përçajmë, sepse besojmë te politika që bashkon prandaj votohemi, prandaj dhe fitojmë.”

12:32
Kaosi me Aeroportin/ Lirohen kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia kontrolloret e aeroportit të Rinasit.

12:31
I dha fitoren PS në Kombinat/ Belinda Balluku shfaqet me vajzën: Para na pret një rrugë e gjatë dhe me shumë punë

Partia Socialiste ka marrë fitore edhe në Njësinë nr.7, Kombinat, në Tiranë. Kandidatja për deputete e kësaj Njësie, Belinda Balluku ka falënderuar të gjithë qytetarët, strukturat e PS-së, babain e saj që e shoqëroi përgjatë fushatës ,si dhe dy fëmijët e saj.

12:19
PS merr edhe Kavajën, shpërthejnë brohorimat. Etjen Xhafaj për TCH: E sotmja mbaron me fitoren tonë!

PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë.

11:48
Thyhet pas dy dekadash Vora, bastioni historik i PD voton Partinë Socialiste

Partia Socialiste thyen për herë të parë pas 20 vitesh një prej bastioneve më të forta të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Bashkinë e Vorës. Drejtuesi politik i PS Erion Veliaj ka deklaruar se në këtë bashki, Partia Socialiste ka fituar bindshëm me plot 54% të votave. Bastioni historik i PD, e cila megjithatë e kishte lënë në mëshirë të fatit të gjithë zonën mes Tiranës e Durrësit në dy dekada, është kthyer majtas falë fushatës intensive të drejtuar nga Veliaj edhe në këtë bashki, si drejtues i të gjithë qarkut më të madh të vendit.

11:46
Zgjedhjet e 25 prillit/ Diplomatët europianë: Të gjitha palët politike të përfshihen në dialog. Në këtë periudhë tranzicioni nuk duhet të…

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi në një deklaratë të përbashkët kanë reaguar mbi zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 25 prill në Shqipëri.

11:36
Gjiknuri për Top Channel sërish thirrje Metës: Presidenti të mbajë fjalën të dorëhiqet

Kandidati i PS-së, Damian Gjiknuri i ka bërë sërish thirrje presidentit Ilir Meta që të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen.

11:24
Sytë nga Tirana dhe Durrësi/ Të vetmet qarqe ku numërimi vazhdon. Si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI

Procesi i numërimit është mbyllur në 10 qarqe të vendit, duke ia lënë vendin Tiranës dhe Durrësit, të cilat të marra të dyja sëbashku bëjnë rreth 396 kuti ende të paprekura.

11:12
Sherri në KZAZ/ Mimi Kodheli për Top Channel: Ngjarje e turpshme, autoritet të marrin masat e duhura

Mimi Kodheli nga KZAZ 30 në Tiranë , ku dje ndodhi dhe konflikti i dhunshëm mes një grupi personash, dhe sot policia procedoi penalisht 3 prej tyre, tha për Top Channel se kjo ishte një ngjarje e turpshme.

11:00
PS fiton në Korçë/ Spaho: PD arriti objektivin. Kishim rritje me 20% nga 2017

Numërimi i votave është mbyllur edhe në qarkun e Korçës, në favor të PS-së, e cila ka arritur të marrë 6 deputet, ndërsa PD  ka siguruar vetëm pesë, kurse LSI nuk ka mundur ta marrë një mandat.

10:49
Me grushte e shkelma brenda qendrës së numërimit të votave, procedohen penalisht 3 vëzhguesit

Tre vëzhguesit e KZAZ 30 në Tiranë që dje u përfshinë në një konflikt fizik janë prceduar peanlisht.

10:47
PS fitoi në Vlorë/ Gjiknuri mesazh Metës: Vlonjatët dinë të presin, por edhe të të përcjellin! Tani mbaj fjalën që dhe për dorëheqjen

Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, i renditur i shtati në listë, Damian Gjiknuri, i cili ka falënderuar të gjithë strukturën e PS në këtë qark për punën dhe fitoren.

10:35
Ori Nebiaj: E lumtur për rezultatin në njësinë 10. Ka ende kohë për të thënë fjalën e fundit

Moderatorja dhe njëkohësisht kandidatja e PD në Tiranë, e 18 në listë Ori Nebiaj komentoi për Top Channel rezultatin e deritanishëm që ka PD.

10:28
Greqia shtyn afatin për hapjen e doganës së Kapshticës

Pika kufitare e Kapshticës ka njoftuar shtyrjen e hapjes së kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.

10:23
Gërdeci i beson PS-së, i jep më shumë se gjysmën e votave/ Ja sa siguroi PD dhe LSI

Gazetarja e Top Channel”, Anila Hoxha ka treguar se edhe për fshatin e Gërdecit është mbyllur procesi i numërimit të votave, duke nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

10:22
Veliaj shpall fitoren e PS në Njësinë 2: Kemi shpirtin e bashkëpunimit dhe do i shërbejmë të gjithëve njësoj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e Partisë Socialiste në Njësinë me numër 2 në kryeqytet.

10:19
Rahovica në ‘Breaking’: LSI ishte kthyer në parti familjare, Meta të japë dorëheqjen

Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rahovica në një prononcim për “Breaking” në Top News ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

10:13
Rezultatet- Mbyllet numërimi në 10 qarqe të vendit/ PS merr drejtimin e 6 prej tyre, veriu i qëndron ‘besnik’ PD-së, hyn në ‘lojë’ edhe Tom Doshi

Procesi i numërimit në disa qarqe të vendit është mbyllur dhe PS ka fituar bindshëm në disa prej tyre, ndërsa veriu, i cili është konsideruar si bastion i PD-së, i ka qëndruar besnik edhe në këto palë zgjedhje.

10:12
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej”/ Rama: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores!

Ndërsa mbetet edhe pak që numërimi i votave të përfundojë, PS është forca e parë.

10:07
U ndërpre numërimi që mbrëmë/ Qendra e numërimit në Yrshek ende nuk ka nisur punën. Ja ç’thotë përfaqësuesi i KQZ-së

Ditën e djeshme KZAZ në Yrshek ka ndalur procesin e numërimit të votave, pasi komisionerët ishin të lodhur. KQZ i gjobiti edhe disa prej tyre për shkak të numërimit  për ritme të ulëta.

09:46
PS vulos fitoren në Vlorë me 8 mandate/ Rama arrin objektivin!

PS ka arritur të fitojë 8 mandate në Vlorë, duke kapur kështu objektivin e synuar që nga fillimi.

09:36
Gjylameti nga Pogradeci për Top Channel: Investimet që bëmë na u kthyen mbrapsht!

Blerina Gjylameti nga Pogradeci në një lidhje live për Top Channel tha se janë të kënaqur me rezultatin në qarkun Korçë.

09:35
Mbyllet numërimi në qarkun e Elbasanit/ PS fiton me diferencë të konsiderueshme votash ndaj PD. Kryemadhi del ‘duarbosh’

Qarku i Elbasanit i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste me një shumicë të konsiderueshme votash ndaj PD.

09:31
Veliaj thirrje numëruesve të votave: Jo pushime të ekzagjeruara, procesi të mbyllet sot

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë punën e të plotësojnë këtë detyrim qytetar e të dalë rezultati sa më shpejt.

09:23
“Ishte bërë si guri në këpucë”- Nasip Naço: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë. Meta të mbajë premtimin që dha para zgjedhjeve

Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në listë, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit ‘ishte bërë si guri në këpucë’.

09:20
Qarku Fier/ PS fiton bindshëm, PD merr 6 mandate

PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, duke siguruar fitoren.

09:16
Qarku Lezhë/ Përfundon procesi: PD 4 mandate, PS 3, LSI ‘zhduket’

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar çdo gje.

09:09
Numëruesit ndërprenë punën në Kamëz, KQZ i ndëshkon

Numërimi në KZAZ Nr.27 në Kamëz nuk ka nisur ende, ndërkohë KQZ ka ndëshkuar me gjobë 3 mijë lekë të gjithë numëruesit që kanë ndërprerë procesin, edhe pse në këtë KZAZ u bë me konsensus nga të gjitha forcat politike ndërprerja e numërimit.

09:07
Balla për “Top Channel”: PS ka fituar bindshëm në Elbasan. Tani të gjitha partitë të pranojnë rezultatin

Drejtuesi Politik për qarkun e Elbasanit dhe kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla në një prononcim për “Top Channel” tha se socialistët në këtë qark janë në pritje të rezultatit, për të parë nëse do të marrin një mandat të nëntë.

08:55
Berat, PS i rrëmben mandatin e vetëm LSI-së/ Klosi për Top Channel: Fushatë plot me emocion dhe sakrificë

Ministri Blendi Klosi në një intervistë për Top Channel mëngjesin e sotme u shpreh i gëzuar për fitimin e mandatit të 5, ndërsa theksoi se ishte një fushatë emocionuese dhe me sakrificë.

08:41
Projeksioni i fundit/ Fieri i beson sërish PS-së, ja si ndahen mandatet mes PD dhe LSI

Projeksionet e fundit tregojnë se PS vijon të kryesojë qarkun e Fierit, duke u ndjekur nga PD dhe LSI.

08:39
Garë e fortë PD-PS në Kavajë! 76 vota diferencë, drejt përfundimit

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë një garë të fortë në Kavajë, kur rezultati pritet të dalë pas 2 orësh.

08:27
Projeksioni i fundit/ PS kryeson bindshëm Beratin, ‘i rrëmben’ LSI-së mandatin e vetëm që kishte siguruar

Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm qarkun e Beratit.

08:23
PS triumfon në Shijak me 7985 vota

Shijaku mbylli numërimin e votave për subjektet politike me fitoren e Partisë Socialiste.

07:53
Qarku Tiranë/ Kryeson PS me 48,81 % të votave, 355 qendra votimi të panumëruara

Në qarkun më të madh të vendit, atë të Tiranës, janë numëruar 888 qendra votimi nga 1243 në total.

07:47
PS po ecën me epërsi/ Rama: Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të Michael Jordan. Nisur nga epërsia me të cilën po ecën PS në këto zgjedhje,duke marrë 73 mandate e duke lënë pas PD me 59, ai shkruan. “MIRËMËNGJES. Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan”, shkruan […]

07:23
Qarku i Elbasanit/ Numërohen 497 nga 511 qendra votimi, kryeson PS me 55.15% të votave

Në 497 qendra votimi ka përfunduar numërimi nga 511 në total në qarkun e Elbasanit.

07:21
Diell dhe temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:17
Kosovë/ 22 vite nga masakra në Mejë

Sot shënohet përvjetori i 22-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

07:10
Merkel: Gjermania do të blejë vaksinat ruse nëse merr miratimin e EMA-s

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ende nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

06:14
Video/ Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Bledi Çuçi ‘përshëndetet’ me ish-ministrin Tritan Shehu

U mbyll procesi i numërimit në Gjirokastër ku Partia Socialiste ka fituar 3 mandate, kurse PD vetëm 1.

05:56
Rezultatet e fundit/ LSI merr një mandat në Durrës, PS zbret në 72 mandate në rang kombëtar

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021, por në këtë orar ritmi i numërimit është ulur ndjeshëm.

05:50
Fotoja e pamasë e diellit shpallet më e qarta e bërë ndonjëherë nga toka (fotot)

Një pamje tërësisht e kuqe gjaku e diellit, besohet se është një nga fotot më të qarta të bëra ndonjëherë nga Toka.

05:40
Video/ Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Çuçi publikon momentet e festës

U mbyll procesi i numërimit në Gjirokastër ku Partia Socialiste ka fituar 3 mandate, kurse PD vetëm 1

05:26
Mbyllet numërimi në qarkun e Gjirokastrës, PS mban 3 mandate, PD merr 1

Partia Socialiste në Gjirokastër ka arritur të mbajë 3 mandate deputetësh.

05:04
WP: Kushdo ka të drejtë të filmojë policinë, ja rregullat për ta bërë sa më saktë

Video e xhiruar me celular ishte prova kyçe për dënimin e policit Derek Chauvin i cili vrau George Floyd në Mineapolis të SHBA.

04:15
Burri dilte me 30 të dashura të ndryshme, për të marrë ‘dhurata ditëlindjeje’ gjithë vitit (fotot)

Një manipulues japonez është arrestuar pasi kishte nisur lidhje romantike me të paktën 30 gra të ndryshme, me qëllim që të merrte dhurata ditëlindjeje gjatë gjithë vitit.

03:26
Burri mbyt të dashurën gjatë intimitetit, përshëndet nga kamera dhe del nga shtëpia e saj (fotot)

Një burrë në Turqi akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij gjatë seksit, para se me qetesi të ushqente macen e saj dhe të dilte nga apartamenti duke përshëndetur me dorë nga kamera.

03:14
Përfundon numërimi në bashkinë Roskovec, PS fiton me 6276 vota

Përfundon procesi i numërimit në bashkinë e Roskovecit. Mësohet se PS mori 6276, ndërkohë që PD siguroi 4944 dhe LSI, 510.

03:04
27 vjeçarja humbet ekuilibrin, bie nga 70m lartësi duke pastruar dritaret e shtëpisë (fotot)

Një grua ka rënë drejt vdekjes nga 70 metra lartësi, pasi humbi ekuilibrin teksa pastronte dritaret e shtëpisë së saj.

02:31
Pas fitores nisin festimet nga Freshi jashtë zyrave të PS në Sarandë

Nis festa edhe në qytetin e Sarandës, ku Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.

02:30
Italiani shkel karantinën për të takuar prostituta, i vë fajin vaksinës (fotot)

Një 85-vjecar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

02:00
‘Merr fund’ edhe në Sarandë, fiton bindshëm PS/ Ina Zhupa përqafon ministren Denaj dhe i uron fitoren

Nis festa edhe në qytetin e Sarandës, Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota

01:54
Vijon numërimi në bashkinë e Shijakut, PS në avantazh me 7224 vota

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

01:48
Mafia Sëpata e Zezë/ Policia në Itali kap 30 anëtarë të bandës së frikshme nigeriane

Policia italiane tha sot se në disa aksione të koordinuara në të gjithë vendin janë arrestuar 30 anëtarë të dyshuar të mafias nigeriane “Sëpata e Zezë”.

01:30
Vazhdon numërimi në Shkodër, PSD drejt mandatit të tretë

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021.