Pamjet nga sheshi i xhirimit ku aktori Alec Baldwin qëlloi për vdekje një grua dhe plagosi regjisorin

22/10/2021 10:19

Aktori amerikan qëlloi me armë në skenën ku po xhirohej një film dhe plumbat kanë kapur një burrë dhe një grua.

Policia amerikane ka konfirmuar se Baldwin ka shkrepur armën, që përdoret në industrinë e filmit, gjatë xhirimeve.

Drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchins ndërroi jetë ndërsa regjisori Joel Souza ndodhet në spital.

Nuk dihet si ndodhi incidenti tragjik, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, që deri tani nuk ka ngritur asnjë akuzë.

FOTO GALERI
1/9
Pamje nga vendi ku po bëheshin xhirimet

Top Channel