Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit po mban peshë si publikun ashtu edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fifi ka shfaqur hapur pëlqimin e saj për ish-futbollistin, ndërsa nga ana tjetër Graniti ka deklaruar se duhet ta njohin më mirë njëri-tjetrin.
Ditët kalojnë dhe duket se këngëtares po i soset durimi për të vazhduar të presë një veprim nga Graniti.

“Unë të pëlqej ty, dhe më duket se nuk pres dot. Mund ta bëj edhe unë hapin e rradhës, je dakort ti??”,- i thot Fifi-Granitit.

E gjithë biseda la të nënkuptuar se Fifi është gati të jetë iniciatore edhe e puthjes së parë romantike mes tyre. Ç
Se çfarë do të ndodhë mes të dyve, mbetet vetëm për tu zbuluar në ditët në vazhdim.

Top Channel