Tragjedia e radhës e këlyshit të majmunit që mbahet te trupi i nënës në gojën e leopardit (fotot)

21/10/2021 18:34

Në një tjetër moment therrës nga bota e egër, një këlysh i vogël majmuni shihej sot në disa foto që mbahej te trupi i nënës së tij, e cila varej e vdekur nga goja e një leopardi.

Këlyshi i vogël refuzonte të lëshonte trupin e nënës së tij pasi predatori e kishte vrarë atë në parkun kombëtar Luangwa në Zambia, pa e kuptuar rrezikun fatal në të cilin e vinte veten.

Një ditë më parë një fotograf dëshmonte një rast thuajse të njëjtë me këlyshin e majmunit nëna e të cilit ishte vrarë nga luanët në savanat e Afrikes se Jugut.

Edhe në këtë rast i vogli u vra nga leopardët e tjerë, në tufën e drejtuar nga femra Olimba – pas gjuetisë së 14 tetorit, sipas vendasve.

Momentet u kapën nga fotografi vendas i botës së egër Shafeeq Mulla i cili tha: “Natyra nuk është gjithmonë e shkëlqyeshme dhe këto foto tregojnë realitetin e ashpër të jetës në të.

“Për të pasur një mjedis të qëndrueshëm, kafshët duhet të vdesin që të tjerat të mbijetojnë”, shtoi ai.

Momentet e pashpresa tregonin kur bebja majmun mbahej te trupi i nënës së vrarë nga leopardi.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/10/16/fund-i-trishte-per-kelyshin-e-guximshem-majmuni-bebe-mbahet-te-trupi-i-te-emes-edhe-brenda-gojes-se-luanit-foto-te-renda/

FOTO GALERI
1/7
Momentet e pashpresa kur bebja majmun mbahet te trupi i nënës së vrarë nga leopardi.

Top Channel