Fund i trishtë për këlyshin e guximshëm/ Majmuni bebe mbahet te trupi i të ëmës, edhe brenda gojës së luanit (foto të rënda)

16/10/2021 17:05

Këto janë momentet e vrazhda kur një majmun bebe mbahet dëshpërimisht te trupi i të ëmës, edhe pse i kapur nga nofullat e luanit. Pak më vonë një tjeter luan i jep fund edhe kafshës së vogël.

Realiteti brutal i botës së egër u shtjellua në Afrikën e Jugut, në rezervatin privat Zimanga ku luani 250 kg përpiu nënën majmun në më pak se një minutë.

Në fotot e rralla bebja majmun shihet që mbahet ende te trupi i nënës, kur ky është i kapur nga nofullat e luanit.

Veprimi ndiqet nga një luan i dytë i tufës që shikon kur i vogli bie nga kapja e tij dhe e vret për ta ngrënë.

Gjaku shihet që mbulon si trupin e nënës dhe të të voglit teksa luani merr gjahun e tij për t’u ushqyer.

FOTO GALERI
1/5
Këto janë momentet e vrazhda kur një majmun bebe mbahet dëshpërimisht te trupi i të ëmës, edhe pse e kapur nga nofullat e luanit

Top Channel