Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje të moshuarin

21/10/2021 19:52

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shoferi me inicialet G.G., ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, rreth 70-vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

“Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Top Channel