I dënuar me 1 vit e 8 muaj për kundërshtim të policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë

22/10/2021 09:39
Foto ilustruese

Isa Mulgeci, i dënuar me  1 vit e 8 muaj burg për kundërshtim të policisë është kapur sot në Tropojë.

Gjykata e Apelit Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila dënoi me 1 vit e 8 muaj burg, 45-vjeçarin për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Tropojë

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel