Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, makina aksidenton këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

21/10/2021 18:52

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Tapizë-Thumanë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit është shoqëruar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel