Jordan Daci profesor i të drejtës kushtetuese i tha Top Channel se propozimi socialistëve për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së organeve të vettingut, është i nevojshëm.

Jordan Daci: Po jam dakord të zgjatet mandate, nuk ka problem kjo zgjatje përkundrazi nëse duhet të ruajmë një standart, duhet që ata që kalojnë vetingun ta kalojnë me një standart. Nuk është ndonjë problem I madh, padyshim, kemi një zgjidhje të ndërmjetme që ne mund ta zgjasim mandatin dhe mund të bëjmë një analizë të atyre që kanë qenë pse jo mund të ketë zëvendësim të njerëzve të vetingut. Po zgjatet afati institucionit jo individëve.

Jordan Daci dhe analisti Plator Nestri, dhanë këto komento për tre ndryshimet kushtetuese që vinë nga kampi opozitar.

Jordan Daci: Në pamje të parë duket një ushtrim i lehtë por në aspektin e ndërlikimeve kushtetuese dhe ligjore që nxjerrin këto amendamente më besoni se hynë tek ushtrimet më të vështira.

Plator Nesturi: Nuk është se janë propozime të studiuara dhe të sinqerta. Duket që Basha po i rikthehet edhe njëherë të njëjtave terma por jemi në kushte të reja dhe në një farë mënyrë është e nevojshme që çdo ndërhyrje pasi nuk mund të bëhet politikë me kushtetutën pasi çdo ndërhyrje duhet të jetë shumë e studiuar dhe jo në bazë të parimeve të caktuara dhe interesave në të cilat ndodhen drejtuesit politik.

Kur flitet për vetingun në politikë, sa i mundshëm është skenari përfshirjes edhe të personave Non Grata nga SHBA?

Jordan Daci: Çështja e personave Non Grata dhe futja si element kushtetues mendoj se nuk është i akomodueshëm dhe nuk e pranojnë standatet kushtetuese të një vendi. Për një arsye të thjeshtë pasi nuk mundet që vendimmarrja e organeve kushtetuese të një vendi të varet nga vendimet politike të një vendi tjetër.

Plator Nesturi: Më shumë duket si një trysni nga larg për ta zhvendosur betejën e foltores jo nëpërmjet çështjeve që ngrihen në PD por me faktin se si do të operohet me vetingun. Kjo më duket më tepër strategji dhe asgjë tjetër.

Arnimet e Kushtetutës çdo 5 vjet thotë Jordan Daci duhet të marrin fund.

Jordan Daci:Kushtetuta në gjykimin tim për shkak të ndryshimeve të shpeshta që ka pësuar ka humbur ekuilibrat e saj fillestar. Mendoj se duhet hapur diskutimi për një ndryshim më tërësor të kushtetutës më shumë për të kthyer ekuilibrat se sa për të shtuar gjëra. Kushtetuta nuk duhet ti ngjajë një udhëzimi apo një ligji.

Top Channel