Baçi: Basha do të më largojë/ Burime nga PD: Kryetari i Fierit kishte dhënë dorëheqjen për të kandiduar për deputet

21/10/2021 19:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit Luan Baci pretendon se nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit te degës. Ai foli për një takim me Lulzim Bashën dhe kërkesën e kryedemokratit qe ta zëvendësojë me Agron Kapllanaj.

Për akuzat e deputetit demokrat Partia Demokratike sjell ne vëmendje se Agron Kapllanaj u emërua kryetar dege në Fier pasi Luan Baci vendosi te kandidojë ne zgjedhjet parlamentare e 25 prillit. Emërimi është bërë më datë 19, në të njëjtën ditë kur është zhvilluar takimi Basha-Baci.

Sipas sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi ne fazën e filtrimit te kandidatëve të krerëve te degëve u ndalohej te kandidonin për postin e deputetit ndaj për këtë arsye Luan Baci ka dhënë dorëheqjen qe i është pranuar. Por çështja u risoll në vëmendje pasi Baci u shfaq krah Berishës në foltoren e ish kreut demokrat në qytetin e Fierit, gjë për të cilën thotë se ishte vullnet i gjithë demokratëve fierakë.

Top Channel