Infektohen me Covid 8 nxënës, ISHP mbyll për dy javë shkollën në Gjirokastër/ Mbyllen edhe dy zyra të Kadastrës dhe një ADISA

21/10/2021 19:08

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHP) në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’, në bashkinë e Libohovës!

Shkak është bërë infektimi i tetë nxënësve të kësaj shkolle me Covid-19. Mësohet se klasa nuk do të jetë në funksion për dy javë të plota.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastër dhe një zyrë tek ADISA janë mbyllur!

Edhe në këto zyra janë konstatuar dhe konfirmuar punonjës të prekur me Covid-19.

Top Channel