Ambasada e SHBA ‘përplas’ Bushatin me Dumën: Hera e parë kur PD u bë me Amerikën ishte kur i nguli thikën Sali Berishës

21/10/2021 22:06

Marrëdhënia e Partisë Demokratike me ambasadën e SHBA-së në Tiranë ka sjellë përplasje mes deputetes së PD-së, Grida Duma dhe analistit Andi Bushati, në studion e emisionit “Open” në Top Channel.

Bushati u shpreh se PD nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me ambasadën e SHBA, ndërsa shtoi se këto dy forca u bënë bashkë vetëm për t’i ngulur thikën ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Debati i plotë:

Duma: Nuk kemi me Amerikën marrëdhënie patronazhiste.

Bushati: Ju i dhuruat deputetin tuaj kundërshtarit, Ja hodhët kufomën e Saliut Edi Ramës nën këmbë.

Duma: Nëse do ishte kështu nuk do ishte pezullim.

Bushati: Për të ruajtur karriget tuaja i dorëzuat Berishën Edi Ramës. Mirë e bëtë se sic e the ti unë nuk kam ndonjë afeksion për Sali Berishën.

Duma: Ne kemi ambasadën amerikane me vete.

Bushati: Ambasada e SHBA është tallur me PD dhe po e trajton si të gjithë partitë e kapura në këtë vend.  Poshtë servilët e ambasadave.

Duma: Nuk jemi servilë të ambasadave. Jemi në raport me partnerin më të madh të ambasadave.

Bushati: PD me Amerikën ka qenë vetëm një herë, për të përjashtuar dhe për t’i ngulur thikën Berishën. Amerika i ka rënë me cangë në kokë PD-së.

Top Channel