Çdo prokuror i posaçëm ka mesatarisht nën hetim 40 çështje dhe ky fluks u krijuar nga vonesat për plotësimin me 15 prokurorë të SPAK, ngritjen e BKH dhe mos plotësimin ende të byrosë me numrin prej 60 hetuesisht.

Një monitorim 20 mujor i ACQJ ndaj strukturës antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar ngriti si problematikë trashëgiminë e dosjeve të vjetra nga ish prokuroria e krimeve të rënda dhe ritmet e ulëta të SPAK për të hapur hetime me iniciativën e vetë prokurorëve.

Eksperti Embro Ahmetaj u shpreh se veçanërisht kallëzimet në rritje të qytetarëve tregojnë pritshmëritë e tyre për hetimin e korrupsionit.

Bazuar në të dhënat e detajuara të çështjeve nën hetim dhe të dërguara në gjykim nga SPAK gjatë kësaj kohe rekomandohet jo vetëm rritja e numrit të prokurorëve por edhe e numrit të hetuesve të BKH si dhe këshilla që SPAK të përfundojë sa më shpejt procedurat për stafin ndihmës administrative dhe shpërndarjen e buxhetit të parashikuar

Top Channel