E premte, 22 Tetor 2021
18:12
Banorët tregojnë eksperiencat e frikshme gjatë udhëtimeve me makinë

Pak çaste na ndajnë nga fillimi i spektaklit të kësaj të premteje.

18:09
Berisha zbulon bisedën me demokratin: Kur ikëm nga pushteti, i shkuan 8 veta dhe e goditën rëndë në kokë. Ja arsyeja

Nga Berati, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berisha ka vijuar me paralajmërimet se do të zhvillohen protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Në fjalën e tij, zbuloi bisedën që pati me një demokrat në zyrën e tij.

18:08
Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve janë produkt i korrupsionit/ Berisha: Rama kërkon të hutojë shqiptarët me “Arnaut 1 dhe Arnaut 2”

Ish-kryeministri Sali Berisha të premten ka ripërsëritur akuzat e tij ndaj qeverisë Rama, duke e konsideruar qeverisjen e këtij të fundit si regjim, i njohur nga pjesa më e madhe e vendeve të Europës si një narko-shtet në zemër të kontinentit.

18:04
Ministrja Ibrabimaj tregon nëse do ketë rritje të pensioneve/ Çdo të ndodhë me bonusin në fund të vitit?

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin apo jo rritje të pensioneve për pensionistët.

18:00
Ftesë në 5/ Qerasje me verë dhe pyetje me spec, Jerina Lalaj e kthen me fund!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Iva Tiço, Jerina Lalaj, Zana Turku dhe Desantila Vatnikaj, të cilat mes verës dhe gështenjave ndanë rrëfime të sinqerta.

17:59
“Aleanca me Vuçiçin do të shkatërrojë prodhimet…”/ Berisha ndërpritet nga demokrati: Rama do ikë e do marrë Bashën me vete

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja për ringritjen e PD-së që sot është ndalur në Berat për Ballkanin e Hapur duke thënë se do të dëmtojë prodhimin bujqësor.

17:58
Kumbaro: Qeveria fond për pastrimin e territorit! Rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë

Pas vendimeve të marra nga qeveria ditën e sotme dhe bisedës që u zhvillua mes kryebashkiakëve, kryeministrit Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kjo e fundit ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflektuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022

17:50
Buxheti 2022/ Ministrja Krifca: Do të ndërtojmë mekanizma sesi financimi do shkojë direkt te fermeri. Mbështetje edhe për agropërpunuesit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se projektbuxheti i vitit 2022 përfshin financimin direkt të fermerëve dhe mbështetjen e agropërpunuesve, me qëllim që produktet që prodhohen në Shqipëri ehe të përpunohen këtu, për t’u nxjerrë në tregun ndërkombëtar me një çmim më të lartë.

17:48
“Mashtrues, i pashpirt”/ Berisha flet për satelitët: Rama do të hutojë shqiptarët me Arnaut 1, Arnaut 2

Nga ‘foltorja’ në Berat, ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po rrit cmimet dhe nuk po bën asnjë rritje të pensioneve dhe pagave.

17:44
Çuçi: Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit. Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi dy lajme të rëndësishme për punonjësit e policisë së shtetit, pas projektbuxhetit të sapo miratuar.

17:39
‘Dikur u përfshi nga flakët’/ Ministrja Margariti: Pronarët e banesës së Toptanasve do shpronësohen. Hapësira do restaurohet

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se sot qeveria ka marrë vendimin për shpronësimin e pronarëve të banesës së Toptanasve, në qendër të kryeqytetit.

17:39
Berisha në Berat: Mund t’ju numëroj pasojat e Covidit në Shqipëri. Përgjegjësit e dramës janë në qeveri

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në Berat për tu takuar me simpatizantët demokratë. Në fjalën e tij para tyre, foli për Covidin duke thënë se përgjegjësit që shkaktuan vdekshmërinë më të lartë janë ende në qeveri.

17:36
Ministrja Muzhaqi: Kemi kaluar buxhet për laboratorët. Po punojmë për një program për koduesit e rinj

Më përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e vitit 2022, është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinj dhe fëmijët.

17:34
Sheshxhirimet kthehen në ‘film horror’; Rrëzime helikopteri, plumbat që vrasin aktorë e dublantë të Hollywood ndër vite (fotot)

Pas vdekjes së djeshme të skenografes amerikane Halyna Hutchins në sheshin e xhirimit, shqetësime të rënda janë ngritur për sigurinë dhe kërkesat ekstreme të ushtrohen ndaj punonjësve të kinematografisë, të cilët dekadave të punës në këtë industri kanë humbur jetën me dhjetra.

17:27
Vendimi i qeverisë/ Vitin e ardhshëm rriten pagat e mësuesve me 6%

Ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se në vitin 2022 projektbuxheti parashikon edhe rritjen e pagave të mësuesve me 6%. Kushi theksoi se ky është hapi i parë, për realizimin e premtimit që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten me 40%.

17:26
Projektbuxheti 2022/ Manastirliu: Rritet me 10% ndihma ekonomike për familjet në nevojë, rriten edhe pagat për mjekët e infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije vendimet e rëndësishme që janë marrë në projektbuxhetin për vitin 2022.

17:25
Festat bunga-bunga me prostitutat/ Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjet me Ruby-n

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian është liruar nga akuzat për korrupsion gjyqësor, thanë avokatët e tij.

17:23
Pas shumë debateve, Fifi ”pushton” Granitin me puthje dhe përqafime

Paraditja e sotme ka qënë e mbushur me tension dhe debate mes Fifit dhe Granitit.

17:13
El Clasico në shifra/ Nga ndeshjet direkte te trofetë, ja bilanci mes skuadrave

Edhe pse pa Messin e Ronaldon, El Clasico mbetet El Clasico, pasi përfaqëson përballjen mes dy prej skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit spanjoll e atij europian dhe kanë dhuruar gjithmonë sfida me rivalitet të jashtëzakonshëm, qoftë edhe për shkak të rrethanave politike.

17:10
Një vit pasi u rrëmbye nga bandat rivale, vritet reperi 19-vjeçar në Suedi

Një prej reperëve të më njohur në Suedi është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjtes.

16:55
Fernandes në dyshim, ja si pritet të ndryshojë Manchester United pa portugezin

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga dueli i shumëpritur i Premier League, mes Manchester United dhe Liverpool, tekniku i “djajve të kuq” Ole Gunnar Solskjaer është në telashe, pasi rrezikon të mos ketë në dispozicion lojtarin me rendimentin më të lartë, portugezin Bruno Fernandes.

16:55
”Ti po luan me mua”, Fifi përlotet nga Graniti

Një veprim i ndodhur në humor e sipër është bërë shkaku i një përçarjeje tepër serioze mes Fifit dhe Granitit.

16:54
Lukaku dhe Werner mungojnë kundër Norwich

Sulmuesit Romelu Lukaku dhe Timo Werner do të mungojnë për Chelsean në dy ndeshjet e radhës kundër Norwich Cityt dhe Southampton për shkak të lëndimeve të pësuara, e ka konfirmuar trajneri i “Bluve” Thomas Tuchel.

16:51
Rritet numri i viktimave/ MSH: 594 qytetarë të infektuar me covid dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, kemi pasur rritje të numrit të viktimave, nga 6 humbje jete që ishin dje, në 8 humbje jete sot. Po ashtu si rezultat i 3180 testeve të kryera janë testuar pozitivë 594 qytetarë, ndërsa janë shëruar 304 të tjerë.

16:41
Prof. Kabo në Top Talk: Koha nuk pret. Mosveprimi i SPAK-ut po “vret” besueshmërinë te drejtësia e re

Profesori Përparim Kabo i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel ka folur për zhvillimet në aktualitetin politik dhe propozimet e Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve, Reformën territoriale dhe Reformën zgjedhore.

16:41
Kurti: Digjitalizimi një nga objektivat kryesore në programin e Qeverisë

Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapjen e konferencës së teknologjisë të KosICT 10.

16:39
Luksemburgu do legalizojë prodhimin dhe përdorimin e kanabisit në shtëpi

Luksemburgu ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, duke lejuar kultivimin dhe përdorimin e kësaj lënde narkotike në shtëpi.

16:30
Aksioni kundër informalitetit në transportin e pasagjerëve: Ndëshkohen 10 subjekte në Tiranë

Ditën e sotme, Task Forca e Transportit Rrugor ka zhvilluar aksion për goditjen e paligjshmërisë ndaj subjekteve të cilat ushtrojnë aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencat përkatëse.

16:27
Dokumentet/ Rrushaj kërkoi mosprishjen e pallatit në Kinostudio, aktekspertiza e Institutit të Ndërtimit: I rrezikshëm për familjet

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj, deklaroi sot se pallati nr. 4 në rrugën “Myslym Keta” në Tirane nuk është për t’u demoluar dhe se banorët mund të jetojnë aty. Por, nga ekspertiza e kryer mbi këtë pallat, pas tërmetit te 26 nëntorit, nga Instituti i Ndërtimit dhe ekspertet e tij, rezulton se kjo ndërtesë është e dëmtuar rëndë dhe rrezikon jetën e banorëve nëse do të vijojnë që të jetojnë aty.

16:24
Kosovë/ Vendos KQZ-ja, partitë politike do të kenë vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë pesë ditë kohë për të zhvilluar fushatën zgjedhore.

16:20
Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës sot ka nxjerrë vendimin për shpalljen e dy zyrtarëve të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, si persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

16:20
Vuçiç bën thirrje për dialog serbo-boshnjak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një dialog me liderët e Bosnje dhe Hercegovinës, disa ditë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes entiteteve të këtij vendi. Vuçiç tha se e konsideronte “shumë të rëndësishme hapjen e një dialogu serbo-boshnjak, për të folur për njëri-tjetrin me më shumë respekt, për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe për të parë se cilat janë interesat e ndërsjella”.

16:18
Përçahet Fifi dhe Graniti?! Ja kush ishte personi i tretë që ndërhyri mes tyre

Fifi dhe Graniti duken kaq afër por njëkohësisht kaq larg nga njëri-tjetri.

16:16
Vuçiç bën thirrje për dialog serbo-boshnjak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një dialog me liderët e Bosnje dhe Hercegovinës, disa ditë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes entiteteve të këtij vendi.

16:12
Studentët protestues në Torino djegin imazhin e Mario Draghi dhe flamurin evropian (fotot)

Një imazh gjigant i kryeministrit teknik të Italisë Mario Draghi u dogj në flakë sot nga studentët në Torino.

Disa qindra prej tyre marshuan para selinë vendase të arsimit në rrugën Vittorio Emanuele, ku gjithashtu dogjën një flamur të Evropës.

16:01
Ambasadorja Kim takon Tabakun dhe Gjonajn: SHBA mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi këtë të premte drejtueset Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tanakun dhe Etilda Gjonaj.

15:59
Hidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën i moshuari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen ‘Kastriot’ të Fierit.

15:54
Largimi nga Komisioni Hetimor i 25 prillit/ Reagon PS: Alibeaj injoroi të drejtën e mazhorancës për të paraqitur propozimet

Zv/kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu të premten pasdite ka reaguar në lidhje me largimin e mazhorancës nga mbledhja e këtij komisioni.

15:42
Kosovë, 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten (22 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra ka dalë pas testimit të 2.115 mostrave.

15:42
Rritja e çmimeve, Franca i paguan 100 euro qytetarëve për energji e karburant

Qeveria franceze do të subvencionojë me 100 euro çdo qytetar, të ardhurat mujore të të cilit janë më pak se 2000 euro me qëllim për t`i ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

15:40
Si funksionojnë armët e rreme të sheshxhirimit, pas vrasjes së producentes nga Alec Baldwin (fotot)

Aktori amerikan Baldwin ka qëlluar mbrëmë për vdekje drejtoreshën e fotografisë së filmit që po xhironte, dhe ka plagosur regjisorin me një armë të rreme të setit filmik.

15:35
Prishtinë, vaksinim në shesh/ Vendoset çadra e madhe në sheshin ‘Zahir Paraziti’

Nga sot qytetarët e Kosovës mund ta marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në shesh në Prishtinë.

15:29
Ndryshim i masës së sigurisë/ Vendoset me 29 tetor seanca në Apel për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Në datë 29 tetor është vendosur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

15:21
Turizmi, shtatori ishte i polakëve/ Në 9 muaj 4.8 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri

Më shumë se 493 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë Shtatorit, duke shënuar një rritje mbi 117.3 mijë turistë më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë raporton Instat.

15:17
Miratohet ‘doza e tretë’/ Komiteti i Ekspertëve: Vaksinim gjithë personave mbi 16 vjeç

Nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i dozës së tretë i vaksinës antiCovid për personat 60 vjeçe lart, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për qytetarët që nuk e kanë bërë dozën e parë.

15:13
Protestë kundër ndërtimit të ri/ Durrës, protesta në plazh, banorët kërkojnë mos lejohet pallati ngjitur

Banorë të një pallati në zonën e plazhit të Durrësit kanë vendosur të reagojnë dhe të mos lejojnë vazhdimin e punimeve për ndërtimin e një objekti të ri, pranë pallatit të tyre.

15:11
Kapet laboratori i kriptomonedhave/ Krujë, zbulohet nga kontrolli i lidhjeve të paligjshme

Kontrolli rutinë i inspektorëve të OSHEE ka zbuluar një laborator ilegal të prodhimit të kriptomonedhave në Krujë.

15:09
Ngecin hetimet për rusët/ ISUV kthen ‘duarbosh’ hetuesit: T’i drejtohen organeve kompetente!

Ekspertizat mbi të cilat do të zbulohen shkaqet se përse ndërruan jetë Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita kanë marrë trajtën e një ping pongu midis ekspertëve, një tjetër institucion ka kthyer duarbosh hetuesit, duke mos pranuar që të kryejë ekspertizën e disa produkteve ushqimore të gjetura në hotel dhe mostrës së ujit dhe bëhet fjalë për institucionin e ISUV që është instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinare.

15:07
Ngec hetimi i zgjedhjeve/ Pozita dhe opozita në komisionin parlamentar s’po merren vesh

Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 25 Prillit dështoi për të miratuar rregulloren e brendshme te funksionimit.

15:06
Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”, kreu i sindikatës së fermerëve: Po abuzohet me 50 mijë banorë të zonës

Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier u mbyll përfundimisht këtë të premte, me urdhër të ARRSH-së.

15:05
Votat për kandidatët u manipuluan/ KQZ gjen 1 mijë vota që janë hequr ose shtuar në numërim

Komisionerët e numërimit të votive në zgjedhjet e 25 prillit rezultojnë të kenë tjetërsuar votat duke ja hequr disa kandidatëve e duke ja shtuar dikujt tjetër.

15:01
“Hiqni plehrat ose marrim bashkitë”/ Rama paralajmëron kryebashkiakët për mbetjet urbane

Këto foto me plehra në të shumtën e bashkive në vend, shkrepur ditët e fundit, të treguara nga ministria Mirela Kumbare, i shërbyen kryeministrit Rama për të lëshuar paralajmërimin e parë për kryebashkiakët.

14:57
Përplasje në samitin e BE-së: Polonia kaloi vijën e kuqe, të ndëshkohet

Pavarësisht përpjekjeve franko-gjermane për ndërmjetësim, mosmarrëveshja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE-së. 

14:55
Kosova importon nga Shqipëria 6.2% të mallrave

Kosova importon nga Shqipëria 6.2% të mallrave, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

14:51
Dridhet Vuçiç: A do të flasë nga burgu “ushtarja e bindur”, që di shumë për të?

Policia dhe prokuroria po hetojnë dyshimet se Diana Hrkaloviç, pati ndikim në rastin e vrasjes së Vlastimir Milosheviçit dhe publiku e lidh atë me strukturat kriminale.

14:44
Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”/ Korreshi: Me një të rënë të lapsit, dyfishuan transportin për njerëzit dhe prodhimet bujqësore

Qytetarët që vijnë nga komunat e Gradishtës dhe të Krutjes duhet të përshkojnë 15 kilometra më shumë për të dalë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas mbylljes së kryqëzimit të “Pushimit të Shoferit”.

14:43
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën.

14:33
Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën në dy makinat “Toyta Yaris”, të zbuluara tre vite më parë në Portin e Durrësit.

14:32
Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti

Rruga e cila kufizohet nga rrugët “Kongresi i Manastirit” dhe “Faik Turdiu” pranë QSUT-së, do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta në prill të vitit 2020, pas betejës me Covid-19.

14:24
Silva Bino apel të rinjve: Koronavirusi dëmton, vaksina nuk dëmton, vaksinohuni!

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, foli mbi situatën e vaksinimit në vend, duke thënë se ky process vazhdon në ritme të mira, ndërsa është vënë re një rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer.

14:19
Pajisja inteligjente ‘kap mat’ 540 shoferë, gjoba do t’u dërgohet në shtëpi

540 drejtues mjetesh janë kapur nga pajisja inteligjente duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në 24 orët e fundit në vend.

14:16
Shtohen rastet me Covid në Evropë, në Rusi del “mutacioni i Deltës”

Situata e pandemisë ka nisur të përkeqësohet në Evropë, e sidomos në lindje të kontinentit të vjetër.

14:14
Masat shtrënguese mbeten të njëjta! Komiteti i Ekspertëve: Nga 1 nëntori, miratohet doza e tretë për qytetarët mbi 60 vjeç, ulet mosha e vaksinimit në +16 vjeç

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur aplikimin e dozës së tretë të vaksinës për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe uljen e moshës së vaksinimit, referuar eksperiencave ndërkombëtare, deri në 16 vjeç dhe 12 vjeç për fëmijët me probleme shëndetësore.

14:12
“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi i Bidenit për Ballkanin

Joe Biden e kishte treguar që përpara marrjes së postit të presidentit interesin e tij të vecantë për Ballkanin Perëndimor.

14:10
Komiteti i Ekspertëve, Fico: 48 bashki me të prekur

Albana Fico është shprehur se raporti i numrit të fataliteteve është 1.6% në vendin, gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit teknik të Ekspertëve.

14:06
Turqia kërcënon Greqinë dhe Qipron: Një hap të vetëm hidhni, dhe ju përgjigjemi!

Turqia është acaruar sërish me Greqinë dhe Qipron, dhe arsyeja janë shpimet e planifikuara prej tyre për hidrokarbure në muajin nëntor.

14:03
Inteligjenca amerikane jep alarmin: Ndryshimet klimatike do sjellin tensione të mëdha!

Komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëron për një tjetër pasojë të rëndë të ndryshimeve klimatike.

14:00
Europa League/ Napoli fiton, Lazio barazon me Marseille

Napoli gjen më në fund fitoren e parë në Europa League dhe hyn në garë për sa i përket çështjes së kualifikimit.

13:58
I dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet në Kapshticë i kërkuari nga policia (Emri)

Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar nga gjykata e Gjyqësorit në Tiranë, me 6 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

13:57
Ndeshjet e Conference League/ Roma turpërohet, humbet dhe Tottenham

Bodo/Glimt shkakton befasinë më të madhe në ndeshjet e javës së tretë të Conference League.

13:55
Bora Zemani sot në “Big Brother VIP”, çfarë pritet të ndodhë?!

Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun.

13:52
Soreca i dorëzon raportin e KE presidentit, Meta: Duhen shumë përpjekje që anëtarësim në BE të ecë shpejt

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot edhe me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta, për t’i dorëzuar Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

13:50
Daja në telashe para derbit, tre titullarë mungojnë për shkak dëmtimi

Ilir Daja në telashe në prag të derbit ndaj Tiranës. Mesfushori i ardhur me bujë gjatë merkatos së verës, Ergys Kaçe nuk do të jetë gati, pasi ka një dëmtim dhe ndaj Kukësit sakrifikoi, por stafi mjekësor ka këshilluar që të mos bëhet e njëjta gjë me Tiranën, pasi rrezikon një dëmtim më të rëndë.

13:41
“Kam vënë re që nuk komunikoni”/ Kumbaro kritikon kryebashkiakët, tregon në cilat bashki nuk gjeti plehra në rrugë: Për t’u marrë shembull!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në mbledhjen me drejtuesit e pushtetit lokal tregoi tha se po vëzhgon situatën e ndotjes në çdo qytet dhe bëri dallime midis bashkive që po i menaxhojnë mirë mbetjet.

13:35
“Vendi ynë me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19”, Meta: Komiteti i Ekspertëve të rishohë masat!

Presidenti Ilir Meta ka vënë alarmin për situatën me pandeminë në vend, teksa shkruan se Shqipëria është renditur nga FMN si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19.

13:26
Rama paralajmëron kryebashkiakët: Gjeni zgjidhje me plehrat, ndryshe qeveria do marrë bashkitë, ju do jepni llogari!

Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte me kryebashkiakët dhe prefektët, Kryeministri Rama me tone të larta tha se asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse shihen parregullsi do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive!

13:15
Jo më sekserë që marrin bakshishe, Rama: Nga muaji mars, sateliti do na tregojë vend depozitimet e mbetjeve

Gjatë mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi ditën e sotme me kryebashkiakët dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve bëri të ditur se në ndihmë nga muaji mars do të vijnë edhe satelitët!

13:12
Plehrat/ Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do administrojmë vetë bashkitë dhe kryetarët e tyre do i çojmë në prokurori

Kryeministri Edi Rama këtë të premte nuk i ka kursyer kritikat për krerët e bashkive dhe perfektët në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve në territor.

13:11
Bllokohet kryqëzimi i aksidenteve/ Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” vendosen pengesa metalike

Një ndër pikat ku shkaktohen edhe më shumë aksidente në aksin Fier-Lushnjë, kryqëzimi i njohur me emrin “Pushimi i Shoferit” nuk ekziston më.

13:06
Rama ironizon kryebashkiakun e Himarës: Çohem unë më parë e zgjoj Jorgon nga gjumi…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro sot në mbledhjen me krerët e bashkive, për pasivitetin në punë, në një ndër zonat turistike më të pëlqyera në vendin tonë gjatë sezonit veror.

13:03
“Ndotësi paguan”! Kumbaro vjen e përgatitur në mbledhjen me kryetarët e bashkive, u tregon me foto ndotjen në qytetet e vendit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar rreth ndotjes dhe menaxhimit të mbetjeve në vend, që janë detyrë e pushtetit vendor.

12:56
Rama për rastin e karburantit në Lushnje: Kush firmosi për lejen e ndërtimit në bashki, të gjithë në prokurori!

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

12:53
Rama ‘bën për ujë të ftohtë’ kryebashkiakët: Administrim mizerabël i plazheve! Ku shkojnë paratë?!

Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë kritikues ndaj kryebashkiakëve të vendit sot gjatë mbledhjes.

12:51
“Himara simboli i të fjeturit në pleh”/ Plehrat në vend, Rama-kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, duhet t’i rrini mbi kokë si amvisa!

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

12:39
KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës/ Një masterplan dhe vileta në Dajt dhe portin e Rodonit

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.

12:31
Vodhën sende me vlerë dhe celularë në një shtëpi, policia arreston 2 ‘skifterët’ vlonjatë

Policia ka mundur të arrestojë dy ‘skifterët’ në qytetin e Vlorës, të cilët në orët e para të mëngjesit vodhën sende me vlerë dhe dy aparate celularë në banesën e shtetasit G.S

12:25
PS braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj: Strategji për pengimin e hetimit të ’25 prillit’

Enkelejd Alibeaj e ka komentuar një strategji për të penguar hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, largimin e PS-së nga mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor.

12:24
Dhërmi/ Gjendet 1 predhë fisheku luftarak në oborrin e të moshuarës

Në oborrin e një 67-vjeçareje policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 predhë fisheku luftarak.

12:18
Aksident i frikshëm në Pogradec, furgoni ‘përfundon’ poshtë kamionit, lëndohet shoferi (Detajet+Pamjet)

Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.

12:17
Universitetet, Regjistrimi vazhdon/ Në Universitetin Bujqësor kërkojnë studentë! Zv.Rektori: Ka degë me 100% mundësi punësimi

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ashtu si në gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, nisi raundi I tretë dhe I fundit I regjistrimeve, që zgjat deri në 26 tetor.

12:14
Nikolla: Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, duhej të ishte prej kohësh edhe shtëpia jonë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

12:04
Rusia sulmon NATO-n për Ukrainën: Po hyri në aleancë, “do plasë” lufta!

Rusia e bëri të qartë se hyrja e Ukrainës në Nato do të përballet me masa shpaguese.

12:02
​Nis vaksinimi në sheshin e Prishtinës

Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetareve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi.

11:44
Eurodeputetja i mbyll gojën zyrtarit serb: “Ditë e mjegullt” në vrasjen e Ivanoviç, apo jo?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, i është kthyer ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën, në Beograd, Petar etkovic, duke ia bërë të qartë se ajo kërkon mbrojtjen e komunitetit serb atje.

11:44
Menaxhimi i mbetjeve/ Rama mbledh kryetarët e bashkive dhe prefektët

Kryeministri Edi Rama do të ketë mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar mbi menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

11:42
Mourinho flet pas turpërimit të Romës nga Bodo/Glimt

Trajneri portugez Jose Mourinho ka thënë që është përgjegjës për turpërimin e Romas me rezultat të thellë 6:1 nga Bodo/Glimt, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

11:39
Çuçi ultimatum drejtuesve të IKMT-së: Shembni ndërtimeve që nuk legalizohen!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thirrur në një takim drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje.

11:33
Çudit nëna 34-vjeçare/ Pas rritjes së dy fëmijëve ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj.

11:23
Eurostat: Inflacioni në shtator u rrit me 2.6%, kryesisht nga ushqimet

Matjet nga metodologjia e Eurostat tregojnë se në muajin shtator, inflacioni u rrit me 2.6 për qind nga 2.5 për qind që ishin rezultatet nga matjet me metodologjinë kombëtare të INSTAT.

11:17
Komisioni Hetimor për 25 prillin, nis me debate për miratimin e rregullores dhe rendit të ditës. PS braktis në mes mbledhjen

Përfundoi me debate dhe padakordësi këtë të premte mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e mazhorancës braktisen mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votimin e rregullores.