Bllokohet kryqëzimi i aksidenteve/ Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” vendosen pengesa metalike

22/10/2021 13:11

Një ndër pikat ku shkaktohen edhe më shumë aksidente në aksin Fier-Lushnjë, kryqëzimi i njohur me emrin “Pushimi i Shoferit” nuk ekziston më.

Këtë të premte, janë vendosur barrierat metalike për të bllokuar kalimin e automjeteve.

Ky kryqëzim ka qenë shpesh herë burim aksidentesh fatale. Disa vite më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërhyri duke shtuar sinjalistikën, ndërsa sot u vendos mbyllja përfundimtare.

Për banoret e njësive të Krutjs dhe Gradishtës, bllokimi i kryqëzimit shton kilometrat për të kaluar nga njeri krah në tjetrin, pasi duhet të përshkruajnë rreth 15 kilometra, për të shkuar në rotondot respektive te ajo e Savrës dhe Kolonjës.

Top Channel