“Hiqni plehrat ose marrim bashkitë”/ Rama paralajmëron kryebashkiakët për mbetjet urbane

22/10/2021 15:01

Këto foto me plehra në të shumtën e bashkive në vend, shkrepur ditët e fundit, të treguara nga ministria Mirela Kumbare, i shërbyen kryeministrit Rama për të lëshuar paralajmërimin e parë për kryebashkiakët.

“Nuk kalon asnjë buxhet në prefekturë pa patur mirë llogaritje të kostot të pastrimit të mbetjeve”, u shpreh Kryeministri.

Për kryebashkiakët të cilët nuk do të merren seriozisht me pastrimin e terrorit, kryeministri dha një paralajmërim.
Me bizneset të cilët i quajti ndotësit më të mëdhenj, kryeministri kërkoi: “Të hedhin plehrat me orar e vende caktuara dhe jo kazanë”.

Kryeministri nuk e kurseu dushin e ftohtë publikisht për disa kryebashkiakë promovues të landfilleve ilegale, pa harruar vlerësimin për vetëm dy.

Top Channel