Shtohen rastet me Covid në Evropë, në Rusi del “mutacioni i Deltës”

22/10/2021 14:16
A patient under respiratory assistance is escorted to the Strasbourg University Hospital by members of the medical staff of the SAMU-SMUR emergency services who wear protective suits and facemasks, in Strasbourg, on March 16, 2020 during a COVID-19 outbreak hitting Europe. - French president will speak on television at 8:00 (Paris time) on March 16, 2020 to announce new measures to fight the growing coronavirus epidemic, said the Elysee. The balance sheet of the epidemic climbed to 127 dead and 5,423 confirmed cases in France. (Photo by Patrick HERTZOG / AFP)

Situata e pandemisë ka nisur të përkeqësohet në Evropë, e sidomos në lindje të kontinentit të vjetër.

Letonia hyri në izolim njëmujor, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi nivele rekord. Brenda 24 orëve të fundit, 3.000 infektime të reja u regjistruan në këtë vend.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se Letonia ka aktualisht shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë.

Kjo e shtyu kryeministrin Krisjanis Karins të njoftojë se për katër javë, do të kalohet në një regjim më të rreptë, ndërsa bëri gjithashtu thirrje për të shtuar ritmin e vaksinimeve.

Vetëm pak më shumë se gjysma e popullsisë letoneze është imunizuar deri tani plotësisht kundër Sars Cov 2. Masat e reja të izolimit do të përfshijnë dhe rikthimin e ndalim-qarkullimit gjatë natës.

Në Bullgari, autoritetet spitalore raportuan se numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është rritur me 30 për qind muajin e fundit.

Në Rumani, ku shifra ditore e të infektuarve ka arritur në 19,000 këtë javë, një në tre të rritur është i vaksinuar.

Në Ukrainë, autoritetet shëndetësore thanë se kanë regjistruar mbi 22,000 raste infektimesh brenda një dite, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në muajin prill.

Mjaft vende në Evropën Lindore, janë duke bërë përpjekje për të rritur normat e vaksinimit, të cilat janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Rusia sakaq raportoi raste të izoluara me një mutacion të variantit Delta, që besohet të jetë edhe më ngjitës.

Top Channel