Inteligjenca amerikane jep alarmin: Ndryshimet klimatike do sjellin tensione të mëdha!

22/10/2021 14:03

Komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëron për një tjetër pasojë të rëndë të ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, këto të fundit do të sjellin veç të tjerash edhe një rritje të ndjeshme të tensioneve ndërkombëtare. Sipas raportit të publikuar, vendet do të grinden për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në shtetet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur.

Raporti shqyrton ndikimin e klimës mbi sigurinë kombëtare deri në vitin 2040. Ai del në përfundimin se vendet do të përpiqen t’i mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të kërkojnë avantazhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Sipas raportit, bota do të dështojë të bashkëpunojë dhe kjo do të sjellë konkurrencë të rrezikshme dhe paqëndrueshmëri.

Studimi 27 faqesh është i pari i tillë i publikuar nga të 18 agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara. Ai vjen vetëm disa ditë para se presidenti amerikan, Joe Biden, të marrë pjesë një samit për klimën në Gllasgo të Skocisë, ku pritet të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Raporti identifikon 11 vende dhe dy rajone, ku energjia, ushqimi, uji dhe siguria shëndetësore janë në rrezik të veçantë, përfshirë Afganistanin, Korenë e Veriut, Kolumbinë e Irakut.

 

Top Channel