Si funksionojnë armët e rreme të sheshxhirimit, pas vrasjes së producentes nga Alec Baldwin (fotot)

22/10/2021 15:40

Aktori amerikan Baldwin ka qëlluar mbrëmë për vdekje drejtoreshën e fotografisë së filmit që po xhironte, dhe ka plagosur regjisorin me një armë të rreme të setit filmik.

Incidenti ende nuk është zbardhur nga autoritetet teksa motivet e tij duken aksidentale.

Por çfarë janë armët e sheshxhirimeve dhe si funksionojnë ato?

Armët e xhirimit të një filmi ose siç njihen në anglisht “prop gun” mund të jenë armë lodër që shtijnë kapsolla tymi por mund të jenë dhe armë të vërteta që përdoret për të dhënë efektin pamor dramatik.

Shumë filma përdorin armë të vërteta për të shtuar autenticitetin e pamjeve.

Kjo për arsye se armët e vërteta duken, peshojnë dhe manovrohen si të tilla.

A kanë plumba këto armë?

Armët e rreme funksionojnë duke u mbushur me gëzhoja manovre, pra ato janë të mbushura.

Këto gëzhoja janë të përbëra nga kapsolla, materiali shtytës (baruti) e nganjëherë edhe nga plumbi.

Në gëzhojat e manovrës plumbi zëvendësohet nga letër ose dru, ose një tapë plastike.

Pra armët e rreme janë njëlloj me armët e vërteta.

Mënyra sesi qëlloni me të varet nga tipi i armës që përdorni, kjo pasi nje kallashnikov qëllon ndryshe nga një pistoletë.

Megjithse shumica nuk përdorin plumba, armët e setit filmik duhet të përdoren me sigurinë maksimale dhe grupet filmike kanë gjithmonë një oficere sigurie dhe një koordinator veprimesh aksioni për skenat e tyre.

Aksidentet fatale kanë ndodhur edhe më parë me armët e filmave.

Në vitin 1984, aktori Jon-Erik Hexums vendosi në kokë një armë me gëzhoja manovër dhe tërhoqi këmbëzën.

Por forca e gëzhojës ishte e mjaftueshme që t’i merrte jetën pas tre ditësh në spital.

Në vitin 1993, Brandon Lee biri i aktorit të famshëm Bruce Lee u plagos për vdekje nga një armë duke xhiruar filmin e tij të famshëm “Croë”.

Dje më 21 tetor 2021 u qëllua për vdekje Halyna Hutchins ndërsa u plagos Joel Souza në sheshxhirimin e filmit Rust.

Në një deklaratë për të përdotshmen The Sun, sherifi i Santa Fe, Juan Rios tha: “Dy individë u qëlluan në sheshxhirimin e filmit  Rust.

“Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtore e fotografisë së filmit dhe Joel Souza, 48 vjeç regjisor, u qëlluan nga të shtënat e një arme nga 63 vjeçari Alec Baldwin, producent e regjizor.”

Ende nuk jane ngritur akuza per ceshtjen dhe hetimet e marrjet ne pyetje vijojne.

Alec ishte duke xhiruar një skenë në filmin e aksionit të tipit ‘Western’ në të cilën ai qëllonte me një armë, e cila duhet të ishte mbushur me gëzhoja boshe.

Por një plumb ose copa të lëshuara prej tij goditën Halyna, e cila vdiq në spital nga plagët.

Personi tjetër ishte regjisori dhe shkrimtari i filmit Souza – i cili u transportua me ambulancë në spitalin Christus St. Vincent.

FOTO GALERI
1/10
Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtore e fotografisë së filmit dhe Joel Souza, 48 vjeç regjisor, u qëlluan nga të shtënat

Top Channel