Jo më sekserë që marrin bakshishe, Rama: Nga muaji mars, sateliti do na tregojë vend depozitimet e mbetjeve

22/10/2021 13:15

Gjatë mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi ditën e sotme me kryebashkiakët dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve bëri të ditur se në ndihmë nga muaji mars do të vijnë edhe satelitët!

Sipas Ramës sateliti do të japë informacionin e nevojshëm në lidhje me situatën e mbetjeve në vend dhe vend depozitimet dhe kështu s’do të jetë më nevoja për sekserë dhe inspektorë, të cilët sipas Ramës për një bakshishe ‘mbyllin sytë’ para kësaj situate.

Rama: Mos harroni që në mars ne do të vëmë në veprim satelitin dhe sateliti do të na japë ndër shumë informacioneve të tjera edhe situatën e mbetjeve, çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar, s’do kemi nevojë për ata që bëjnë si inspektor, secili nga ju do ta ketë në tavolinë pamjen, që do të na ndihmojë kundër abuzivizimit. Edhe këto do të jenë në kohë reale, që të mos kemi më ndërmjetësa dhe sekserë rrugëve që për të marrë një bakshishe mbyllin sytë para këtyre, as sateliti s’bën dot pastrimin, administrimin, atë që bën një figurë në territor, që është kryetari i bashkisë.

Top Channel