23:58
Tirana fiton derbin e Shqipërisë, rikthehet për Europën dhe titullin
Tirana nuk ndalet më. Fiton derbin e Shqipërisë dhe shkon në -6 nga kreu, duke rikuperuar të tjera pikë, si për zonën europiane, gjithashtu dhe për mbrojtjen e trofeut. Bardheblutë triumfuan me vetëm një goditje në portë ndaj Vllaznisë, falë një goli të Idi Bathës, në një përballje që ishte deri diku e mërzitshme për numrin e rasteve të krijuara, sidomos në pjesën e parë, por që Vllaznia nuk meritonte kurrsesi ta humbiste.