Vettingu në politikë/ Berisha “sulmon” publikisht Bashën: Duhet të jesh super skllav të bësh këtë propozim!

22/10/2021 18:21

Nga foltorja në Berat, Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, i cili në amendamentet kushtetuese propozoi vettingun në politikë. Sipas ish kryeministrit, duhet të jesh super skllav i Edi Ramës që të bësh një propozim të tillë.

Nga ana tjetër shton se të gjithë personat që mbrojnë Edi Ramën, kanë marrë në mbrojtje edhe Bashën, ndërsa ky i fundit nuk del dot as në debat me simpatizantët e tij.

Berisha: Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputetëve, duhet të jesh skllav dhe super skllav i tij që të bësh një propozim të tillë. E kam me miqtë e mi që besoj se duhet mbështetur, hidhni pak sytë në ekranet televizive. A vini re që të gjtihë avoketërit e kreut të meduzës janë shtuar në avoketërit e tij?

Çfarë ndodhi? Pse të gjithë këta po të marrin në mrbojtje ndërsa ti nuk del dot në një debat me simpatizantët e tij? Vjellin dhe vrer kundra jush? Edhe kjo ka domethënien e vet. Së fundmi, jemi shqiptarë, jemi të mbrojtur si të gjithë popujt e tjerë në një grusht virtytesh. Më i çmuari është besa.

Top Channel